Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE MAJ 2018

logo

Buletini mujor > Bashkëkoordinim ndërkombëtar

Postuar më: 31 Maj 2018

Bashkëkoordinim ndërkombëtar

foto1

Shqipëri - Holandë, marrëveshje bashkëpunimi

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj dhe Ministri i Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj, nënshkruan me Ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë së Holandës, z. Ferdinand Grapperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar. Përmes kësaj marrëveshjeje, palët konfirmuan interesin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, sidomos të një lufte më efektive kundër krimit ndërkombëtar. Në vijim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit, aktualisht ministrat ranë dakord për nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit institucional dhe operacional. Shqipëria dhe Holanda do t’i qasen në mënyrë të përbashkët sfidave të krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, përmes takimeve periodike të ekspertëve, kryerjes së analizave të përbashkëta, shkëmbimit të njohurive, një ekspertize më të mirë, si dhe caktimit të pikave të kontaktit për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë një vizite që të dy ministrat shqiptarë zhvilluan në Holandë dhe ku patën një axhendë të ngjeshur takimesh, që përfshinim takimin me ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë, me ministrin e Emigracionit, me kryebashkiakun e Roterdamit, një seancë dëgjimore në Komisionin për Drejtësi dhe Siguri të Parlamentit të Hollandës si dhe takime me krerët e EUROJUST dhe EUROPOL.