Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE MAJ 2018

logo

Buletini mujor > Lufta antikorrupsion

Postuar më: 31 Maj 2018

Lufta antikorrupsion

foto1

Diskutime me përfaqësuesit e biznesit

Dy mekanizma të rinj që qeveria ka ngritur në kuadër të luftës antikorrupsion, që janë Task Forca dhe Komiteti Ndërministror Antikorrupsion janë prezantuar dhe diskutuar me përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë të huaja dhe vendase. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një mëngjesi pune me përfaqësuesit e biznesit ka folur për prioritetet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për një komunikim të vazhdueshëm institucional me përfaqësuesit e biznesit, në funksion të rritjes së efektivitetit të masave antikorrupsion. Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ministrja Gjonaj ka theksuar se përmes dy mekanizmave të rinj synohet të rritet në një nivel të ri cilësor lufta kundër korrupsionit, duke arritur edhe rezultate sa më të prekshme për biznesin dhe publikun e gjerë. Përfaqësuesit e Dhomave të Tregtisë vlerësuan ftesën për të vendosur një komunikim permanent, duke ju mundësuar atyre hapësirat e duhura për të adresuar shqetësimet e komunitetit të biznesit dhe problematikat me sfond korruptiv që anëtarët e tyre hasin në marrëdhëniet me administratën publike.