Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE MAJ 2018

logo

Buletini mujor > Përgjegjësi sociale

Postuar më: 31 Maj 2018

Përgjegjësi sociale

foto1

Miratohet dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit

Rivendosja e drejtësisë dhe dinjitetit shoqëror të ish-të përndjekurve e të dënuarve politikë, duke dënuar krimet e regjimit totalitar, me qëllim krijimin e garancive për riintegrimin shoqëror të kësaj shtrese përbën një ndër prioritet e programit politik, legjislativ dhe administrativ të Qeverisë Shqiptare. Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli i Ministrave ka miratuar dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë, kategoria parësore, ku përfshihen personat e dënuar me burg, izolim në hetuesi dhe izolim në institucion mjekësor, të cilët janë ende gjallë. Në listën e miratuar nga Qeveria janë 142 ish-të përndjekur, të cilët janë ende gjallë dhe që do të mund të përfitojnë dëmshpërblimin e tyre. Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë, është angazhuar maksimalisht për të përshpejtuar procedurat me qëllim kompletimin e trajtimit financiar të të gjithë subjekteve që përfitojnë nga ligji “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”.