Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Reformë në sistemin e burgjeve

Masa kundër ekstremizmit të dhunshëm Qeveria Shqiptare ka miratuar të gjitha dokumentet strategjike, në mbështetje të luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, siç janë Strategjia Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Plani i Veprimit, si dhe ka ngritur Qendrën e Koordinimit të Ekstremizmit të Dhunshëm. Në këtë kuadër Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE-në ka organizuar konferencën me temë “Lufta Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që çojnë në Terrorizëm në Burgje...

Reforma në drejtësi unike dhe kurajoze

Gjonaj në ministerialin e Kopenhagenit Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, prezantoi reformën në Drejtësi në Konferencën e nivelit të lartë të Ministrave të Drejtësisë të vendeve të Këshillit të Evropës të zhvilluar në Kopenhagen të Danimarkës. Vendet pjesëmarrëse në Konferencë u darkodësuan për një paketë thelbësore reformash, të cilat do të sigurojnë një vazhdimësi të sistemit të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që të jetë efektive dhe e balancuar. Ministrja Gjonaj theksoi në fjalën e saj se...

Rekomandime për Prokurorinë 

Tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, ka prezantuar përpara Kryeprokurores Arta Marku dhe drejtuesve të prokurorive në rrethe Rekomandimet Prioritare në luftën kundër kriminalitetit të miratuara nga Këshilli i Ministrave për vitin 2018. “Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar është një nga prioritetet kryesore...

Bashkëqeverisja me qytetarët

90 masa administrative për punonjësit që shkelën ligjin Që prej muajit nëntor 2017 e deri në fund të muajit mars 2018, përgjatë një periudhe 5-mujore, 272 ankesa të ardhura në Platformën e Bashkëqeverisjes, në adrese të Hipotekës ose Aluiznit, janë zgjidhur me rezultate konkrete për qytetarët, duke i pajisur ata me dokumentin e kërkuar të pronësisë. Për çdo ankesë dhe çdo praktikë të qytetarëve që është zgjidhur, është kryer një analizë e detajuar, e cila ka identifikuar personat përgjegjës për moszgjidhjen e tyre në kohë. Si rezultat i kësaj...

Gjonaj në Paris

Shqipëria, masa konkrete për luftën kundër terrorizmit Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, morri pjesë në konferencën “No Money for Terror” që u zhvillua në Paris me iniciativë të Presidentit francez, Emmanuelle Macron, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër financimit të terrorizmit. Në fjalën e mbajtur prej saj, Ministrja Gjonaj e vuri theksin te mbështetja e vendosur që Shqipëria ka dhënë në luftën globale kundër terrorizmit, përmes pranisë së saj përkrah aleatëve tanë në zonat e krizës, si dhe te masat...