Zyra e Koordinimit te Dhunes ne Familje

Zyra e Koordinimit kundër Dhunës në familje është një nismë e përbashkët e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të siguruar parandalimin, mbrojtjen e viktimave të dhunës si dhe ndjekjen penale të gjithë atyre që ushtrojnë dhunë ndaj grave.

Për të siguruar këtë mbrojtje të gjerë është i rëndësishëm veprimi i mirëkoordinuar ndër-institucional në mënyrë që të sigurohet një veprim i menjëhershëm i të gjithë strukturave që kanë rol në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.

Zyra e Koordinimit Kundër Dhunës në Familje është ngritur si strukturë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe ka në përbërje të saj, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

Shërbimet që ofron kjo zyrë janë:

  • Pritja e qytetarëve që kanë raste të dhunës në familje;
  • Adresimi dhe referimi i saktë i problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve tek institucionet përgjegjëse;
  • Ofrimi i këshillimit ligjor;
  • Raportimi i problematikave pranë Ministrive përgjegjëse, me qëllim monitorimin e situatës dhe identifikimin e zgjidhjeve ligjore;
  • Koordinimi midis institucioneve dhe strukturave përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor për dhënien e mbështetjes ligjore, sociale dhe psikologjike.

 

Kontakt

Zyra e Koordinimit të Dhunës në Familje

Adresa: Ministria e Drejtësisë, Bulevardi “Zog I”, Tiranë

E-mail: ndal.dhunes@drejtesia.gov.al 

www.drejtësia.gov.al

Telefon: 042259391 Ext: 712-21