Postuar më: 24 Prill 2017

Ministri Vasili i përcjell Prokurorit të Përgjithshëm rekomandimet për politikën penale

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, z.Adriatik Llalla, gjatë të cilit i dorëzoi në emër të Qeverisë Shqiptare rekomandimet prioritare që duhen ndjekur nga organi i ndjekjes penale për vitin në vazhdim, në luftën kundër kriminalitetit.

Gjatë fjalës së tij në takim, Ministri Vasili ndërsa vlerësoi bashkëpuninim intensiv dhe të vazhdueshëm me Prokurorinë e Përgjithshme, e vuri në dukje si një moment të veçantë zhvillimin e këtij takimi, për një problematikë që është drejtpërdrejt e lidhur me luftën kundër kriminalitetit.

Duke u ndalur në rekomandimet e Qeverisë Shqiptare, Ministri Vasili tha se “këto rekomandime janë ndërtuar jo vetëm mbi analizën e dokumentave strategjikë që janë në fuqi, por dhe në mjaft raporte ndërkombëtare që janë bërë prezente.

Z. Vasili bwri me dije rwndwsinw e informacioneve tw vazhdueshme që merren nga institucione të caktuara që ngrenë në mënyrë të veçantë problematika si Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë prioritare, por dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Mjedisit, për krime që lidhen me fushën e tyre.

Ndwrkaq, referuar ndryshimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në Kushtetutën e Shqipërisë, Ministri Vasili evidentoi forcimin e rolit të prokurorisë si një organ i decentralizuar, të cilit i krijohen hapësira për të pasur një pavarësi të brendshme.

“Pavarësi do të thotë pandikueshmëri, as nga politika por dhe as nga të tjerë, që mund të jenë të lidhur drejtpërdrejtë me çështjet penale përkatëse. Në 2017, si prioritete madhore të grupuara do të ishin në radhë të parë garantimi i pavarësisë së prokurorisw, lufta kundër krimit të organizuar dhe të gjithë formave të aktivitetit kriminal dhe veçanërisht në luftën kundrejt trafikut të lëndëve narkotike, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave vulnerabël, lufta kundër korrupsionit dhe një nga pikat delikate është përmirësimi dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional”, tha z. Vasili

Duke u ndalur tek lufta kundër krimit të organizuar, z. Vasili veçoi tre çështje të mëdha që lidhen me të, si pastrimi i parave, trafikimi i drogës, si dhe rritja e konfiskimit të pasurive të fituara në rrugë kriminale. Sipas tij këto mbeten tre pista ku kërkohet punë e shumëanshme, por njëkohësisht dhe një përgjigje e menjëhershme. 

Z. Vasili u ndal më tej në problematikën tejet shqetësuese të trafikimit të lëndëve narkotike, duke theksuar se në këtë aspekt kërkohet dhe investimi i fortë i Qeverisë që duhet të jetë pa diskutim i pakursyer në forndet që vë në dispozicion, të metodave speciale të hetimit, ngritjes së grupeve të përbashkëta hetimore me agjencitë e tjera ligjzbatuese, etj.