Postuar më: 29 Tetor 2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, Ligjin nr. 10 032, datë 11.12.2008, "Për Policinë e Burgjeve", i ndryshuar, Ligjin nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit” si dhe me qëllim rekrutimin e punonjësve bazuar në proçedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë:

MINISTRIA E DREJTËSISË SHPALL KONKURIMIN E HAPUR PËR POZICIONIN:

“DREJTOR I POLICISË SË BURGJEVE”.                          

KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË POLICISË SË BURGJEVE

Kandidatët për pozicionin “Drejtor i Policisë së Burgjeve” duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme

  1. është shtetas shqiptar;
  2. ka zotësi të plotë për të vepruar;
  3. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
  4. ka arsimin e lartë;
  5. nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.
  6. ka shërbyer në Policinë e Burgjeve ose në Policinë e Shtetit për një periudhë, të paktën, 10-vjeçare, ku në 3 nga këto vite të ketë mbajtur gradë të rolit të lartë.".

 

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor të Policisë së Burgjeve” duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 
 

a.       Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

b.      Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;

c.       Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës;

d.      Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut: http://www.dap.gov.al/images/udhezimemanuale/formular%20vetedeklarimi%20per%20zbatimin%20e%20ligjit%20138%202016.docx

Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Drejtësisë, në adresën e-mail: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë - Rruga “Bulevardi I”, Tiranë.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 12 Nentor 2017

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve dhe  proçedurën e konkurimit dhe vlerësimit.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al

SHTOJCA 1_JETËSHKRIMI