Andia Dragoj

Këshilltare e Ministrit

Andia Dragoj

Andia Dragoj, lindi më 20 dhjetor të vitit 1981, në qytetin e Tiranës ku edhe banon.

Znj. Dragoj, është avokate dhe ka ushtruar profesionin e saj si avokate dhe konsulente ligjore pranë disa organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare si “Amnesty International”, OSBE, Fondacioni “TONY BLAIR FAITH FOUNDATION” për Shqipërinë dhe Kosovën, Fondacioni “MARY WARD LORETO”, Fondacioni “DRITA”, Shoqata “Njësia Shqiptare e Bioetikes”, Qendra “Instituti Mesdhetar për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore”, Qendra “Tek Ura”, Shoqata “Unione Italiani nel Mondo”, Shoqata “Associazione di Promozione Sociale Fyouture”, “Shoqata e Botuesve të Tekseve Shkollore”, “Shoqata Shqiptare e Mirëqenies Sociale”.

Znj. Dragoj, ka punuar si avokate pranë Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarit (ZMQ); Projekti Advocacy and Legal Advice Centre in Albania (ALAC).

Znj. Dragoj ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Italisë, si konsulente ligjore në sektorin e marrëveshjeve midis Ministrisë së Jashtme të Italisë dhe Institucioneve të ndryshme brenda dhe jashtë Italisë, si dhe në Zyrën e Kooperacionit Italian të Zhvillimit dhe Zyrën e Projekteve pranë Ministrisë së Jashtme të Italisë.

Gjithashtu, znj. Dragoj është këshilltare juridike e Forcave të Armatosura të Italisë, e diplomuar pranë “Centro alti studi per la difesa”, në Romë, Itali.

Znj. Dragoj, ka ushtruar profesionin e avokates pranë disa zyrave ligjore në Itali, si Zyra Ligjore “Michele Bonetti & Partners”, me qendër në Romë.

Znj. Dragoj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “La Sapienza”, Romë, Itali. Pas përfundimit të studimeve, ajo ka kryer edhe një sërë trajnimesh në Romë, Itali, në “Peace Building Management”, por edhe jashtë saj, veçanërisht në Bruksel, ku dhe është specializuar për çështje të cilat lidhen me të drejtat e njeriut, sistemin e drejtësisë, aspektet institucionale dhe integrimin evropian, impaktin e të drejtës evropiane mbi të Drejtën Kombëtare; Përafrimi i të drejtës procedurale, etj.

Znj. Dragoj zotëron gjuhët italiane dhe angleze.