Elira Kokona

Sekretare e Përgjithshme

Elira Kokona

Znj. Elira Kokona është diplomuar në fushën e drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë si dhe Universitetit “La Sapienza”, Romë, Fakulteti i Drejtësisë.
Për shumë  vite ka punuar si referente ligjore në Sekretariatin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe këshilltare programesh pranë Drejtorisë së të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë, në KE, Strasburg.
Anëtare e Dhomave të Avokatisë në Shqipëri dhe Itali, znj. Kokona ka një karrierë të pasur si avokate e associuar në studio ligjore në Tiranë dhe Romë.
Eksperte dhe Lektore e të Drejtave të Njeriut dhe GJEDNJ në Shkollën e Magjistraturës, Shkollën Kombëtare të Avokatisë, fakultete juridike si dhe në programe studimi të të Drejtave të Njeriut, znj. Kokona ka dhënë një sërë seminaresh dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e jurisprudencës.
Para se të mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Znj. Kokona ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Kulturës si dhe Drejtore Ekzekutive e Shkollës Kombëtare të Avokatisë.
Ajo zotëron shumë mirë gjuhët angleze, franceze, italiane dhe mjaftueshëm spanjishten.