Florion Serjani

Këshilltar i Ministrit

Florion Serjani

Florion Serjani është Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë për median dhe komunikimin, që prej marsit të vitit 2018.
Me një karrierë të gjatë në fushën e Marrëdhënieve me Publikun dhe Gazetari, ai ka mbuluar më parë detyrën e këshilltarit të Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. 
Z.Serjani ka shërbyer si këshilltar i medias për gjashtë ministra të Punëve të Brendshme në një hapësirë kohore prej 7 vjetësh. Ai gjithashtu ka drejtuar për 2 vjet sektorin e Informimit të Brendshëm në Bashkinë e Tiranës.
Para se të bëhej pjesë e Administratës Publike, z.Serjani ka punuar për rreth 8 vjet si gazetar dhe drejtues në disa prej mediave më të spikatura në vend, si "Dita Informacion", "Shqip" dhe "Korrieri". Ai ka qenë Zv.Kryeredaktor në “Dita Informacion”, dhe Shef Redaksie në “Shqip” e “Korrieri”.
Florion Serjani ka studiuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku është diplomuar në vitin 1995 si dhe në “Albanian University”, ku ka marrë diplomë bachelor në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2014. 
Që prej vitit 2016 z.Serjani është lektor në Shkollën e Administratës Publike dhe bashkëpunon me Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
z. Serjani komunikon rrjedhshëm në gjuhët angleze dhe italiane.