Teuta Vodo

Zëvendësministër

Teuta Vodo

Teuta Vodo është Zëvendësministër i Drejtësisë që nga 9 Tetori 2017.

Ajo u lind më 26 Gusht 1984, në Divjakë.

Teuta mban titullin Doktore Shkencash në Shkencat Politike dhe Sociale nga ‘Universite libre de Bruxelles’, në Bruksel, Belgjikë. Gjithashtu në të njëjtin universitet, ka përfunduar ‘Master në Studimet e Avancuara’ mbi Metodat Kërkimore. Në kuadër të studimeve doktorale, në vitin 2012 ka qënë hulumtuese në Qendrën për Studime Socio-Ligjore në Universitetin e Oksfordit, në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, ajo ka kryer studimet Bachelor dhe Master në Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare nga Universiteti i Romës 'Sapienza', në Itali.

Znj. Vodo ka një eksperiencë të gjatë ndërkombëtare si hulumtuese dhe këshilltare mbi politikat e BE-së, e specializuar në gjykatat ndërkombëtare si institucione politikbërëse.

Prej vitit 2014 ajo ka punuar si hulumtuese dhe këshilltare në Parlamentin Europian, në Bruksel në disa komitete të ndryshme ku ka kontribuar kryesisht mbi raporte mbi Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, Barazia Gjinore, Reformat Kushtetuese etj.,

Nga 2010 deri në 2013, ajo ka punuar në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të lirë të Brukselit si Lektore për 'Metodat Kërkimore në Shkencat Politike' dhe si hulumtuese në qendrën kerkimore 'Centre d'Etude de la Vie Politike',.

Zj. Vodo është autore e një sërë artikujsh dhe ka prezantuar kërkimet në konferenca të ndryshme ndërkombëtare mbi rolin e gjykatave ndërkombëtare në politikat publike, korrupsionin gjyqësor, reformat gjyqësore etj. Ajo ka kontribuar në një sërë projektesh ndër të cilat, trajnimi i gjyqtarëve dhe reformat gjyqësore në BE (Menu for Justice), Evidencat Sekrete (Oxford Pro Bono Publico), Kufizimet Gjyqësore në Legjislatura (HAS CSS), etj.

Ajo është anëtare e disa shoqatave kërkimore si Fondacionit i Ligjit, Drejtësisë dhe Shoqërisë (FLJS), e Shoqatës së  Shkencave Politike Europiane (ECPR), e Shoqatës Amerikane të Shkencave Politike (APSA), etj.