Postuar më: 06 Janar 2017

Ministri Manjani letër zyrtare homologut francez mbi ndalimin e Ramush Haradinaj

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani i është drejtuar përmes një letre zyrtare homologut të tij francez, z. Jean-Jacques Urvoas, ku ka bërë prezente disa shqetësime lidhur me ndalimin e z. Ramush Haradinaj.

Z. Manjani ndër të tjera në këtë letër bën me dije qëndrimin e tij se nga ana e autoriteteve të shtetit serb është keqpërdorur autoriteti i strukturave të Interpolit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ndalimin e këtij shtetasi, për arsye politike.

Njëkohësisht, Ministri Manjani në letrën drejtuar homologut Francez vlerëson se z. Haradinaj tashmë është i liruar nga akuzat që ngre Serbia dhe referuar këtij fakti duhet të merret parasysh refuzimi i çdo kërkese për ekstradimin e tij.

Shkresa e plotë