Postuar më: 25 Nëntor 2017

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për Burgun e Shkodrës.

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, Ligjit nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, ligjit nr. 10032, datë 11.12.2008, “Për policinë e burgjeve”, të ndryshuar, Kodit të Punës, i ndryshuar, si dhe Urdhërin nr. 6783, datë13/11/2017 “Për miratimin e kritereve të posaçme për pozicionet e punës në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, me qëllim rekrutimin e punonjësve për të gjitha pozicionet në Burgun e Shkodrës, bazuar në proçedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për Burgun e Shkodrës për pozicionet e mëposhtme:

STAF POLICOR

Punonjës të Rolit të Mesëm                                                              15 pozicione

Punonjës të Rolit Bazë                                                                      327 pozicione

Kandidatët për pozicionin e Punonjës me Status Polici në “Policinë e Burgjeve” duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme si vijon si dhe kriteret e posaçme të parashikuara në Urdhrin nr. 6783 datë 13/11/2017 bashkëlidhur:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
  4. Të mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.

Në vlerësim do të kenë prioritet kandidatët që kanë qenë pjesë e forcave të armatosura ose që kanë shërbyer në policinë e shtetit.

STAF CIVIL

Pozicioni

Arsimi

 

Vende vakante

 

 

 

Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve

 

 

Përgjegjës Sektori

I Lartë

1

Specialist Inxhinier               

Inxhinieri

1

Sekretar/protokollist/operator

I Lartë

1

Elektromekanik

 

5

Shofer

 

1

Magazinier

 

1

Sanitar

 

1

 

 

 

Sektori Ligjor

 

 

Përgjegjës i Sektorit Ligjor

Juridik

1

Specialist i Sektorit Ligjor

Juridik

2

Kartelist

I Lartë

2

 

 

 

Sektori i Çështjeve Shoqërore

 

 

Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve Shoqërore

Shkenca Sociale

1

Specialist (Edukator)

Shkenca Sociale

2

Specialist (P. Social, Psikolog)

Shkenca Sociale

5

Specialist (bibliotekë)

Gjuhë-Letërsi

1

 

 

 

Sektori i Financës dhe Buxhetit

 

 

Specialist Finance

Ekonomik

1

Specialist Buxheti

Ekonomik

1

 

 

 

Sektori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor

 

 

Përgjegjës i Sektorit Shëndetësor

Mjekësi

1

Specialist Mjek

Mjekësi

1

Mjek Stomatolog

Stomatologji

1

Kryeinfermier

Infermieri

1

Infermier

Infermieri

9

Farmacist

Farmaci

1

Kujdestar

I mesëm

3

Sanitar në Regjimin e Brendshëm

I mesëm

3

 

 

 

Sektori Logjistik

 

 

Përgjegjës i Sektorit

Ekonomik ose Ushtarak

1

Specialist

Ekonomik ose Ushtarak

1

Kuzhinier

 

4

Punëtor Mirëmbajtës

 

1

 

Kandidatët për Punonjës Civil në IEVP duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme si vijon si dhe kriteret e posaçme të parashikuara në Urdhrin nr. 6783 datë 13/11/2017 bashkëlidhur:

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. ka zotësi të plotë për të vepruar;
  3. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
  4. nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.

Personeli shëndetësor, përveç diplomës, duhet të jetë i pajisur edhe me lejen e ushtrimit të profesionit.

Bazuar në urdhërin me numër 6783 datë 13.11.2017, kriteret e posaçme për pozicionet e punës në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, janë si vijojnë:

Përgjegjës i Burimeve Njerëzore

Akademi Ushtarake/Sigurisë. Diplomë e nivelit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë, Shkencat Sociale, Administrim Biznes. Eksperiencë pune mbi 5 vjet.

Specialist i Burimeve Njerëzore

Punonjës Policie i Rolit Bazë.

Sekretar/protokollist/operator

Arsim i Lartë.

Përgjegjës i Sektorit Ligjor

Diplomë e nivelit të dytë në Fakulteti i Drejtësisë, eksperiencë punë mbi 5 vjet.

Specialist/Jurist

Diplomë e nivelit të dytë në Fakultetin e Drejtësisë, eksperiencë punë mbi 2 vjet.

Specialist/Kartelist

Diplomë e nivelit të parë në Fakultetin e Drejtësisë, eksperiencë punë mbi 2 vjet.

Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve Shoqërore

Diplomë e nivelit të dytë në  Fakulteti i Shkencave Sociale . Eksperiencë punë mbi 5 vjet.

Specialist

Diplomë e nivelit të dytë në  Fakulteti i Shkencave Sociale dega Psikologji, eksperiencë punë mbi 2 vjet.

Specialist

Diplomë e nivelit të dytë në  Fakulteti i Shkencave Sociale dega Sociologji/Punë Sociale, eksperiencë punë mbi 2 vjet.

Përgjegjës i Sektorit Logjistik

Akademi Ushtarake dega logjistikë. Diplomë e nivelit të dytë në Fakultetin e Ekonomisë. Eksperiencë mbi 5 vjet.

Specialist i sektorit Logjistik

Akademi Ushtarake dega logjistikë. Diplomë e nivelit të dytë në Fakultetin e Ekonomisë, eksperiencë punë mbi 2 vjet.

Përgjegjës i Sektorit të Financës

Diplomë e nivelit të dytë në Degën Financë. Eksperiencë mbi 5 vjet.

Specialist i Finance/Buxheti

Diplomë e nivelit të dytë në Degën Financë, eksperiencë punë mbi 2 vjet.

Përgjegjës i sektorit Shëndetësor/ Mjek

Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Leje ushtrimi profesioni.

Mjek Specialist

Arsim i lartë, Mjekësi Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.

Mjek stomatolog

Arsim i lartë, Stomatologji/Leje ushtrimi profesioni.

Infermier

Arsim i lartë, Infermieri/Leje ushtrimi profesioni.

Laborant

Arsim i lartë/Leje ushtrimi profesioni.

Kujdestar

Arsim i mesëm.

Sanitar

Arsim i mesëm.

Magazinier

Arsim i mesëm.

Shofer

Arsim i mesëm. Lejë drejtimi automjeti Klasa D.

Elektromekanik

Arsim i mesëm profesional.

Shef/Komandant i Policisë në IEVP

Akademia e Sigurisë/Ushtarake Punonjës i Rolit të mesëm. Eksperiencë pune mbi 5 vjet.

Specialist/Komandant i Sigurisë Brendshme/Jashtme Grupi i Sigurisë dhe Shoqërimit Specialist i Informacionit

Akademia e Sigurisë/Ushtarake. Arsimi i lartë (Të ketë kryer kursin përkatës të trajnimit). Punonjës i Rolit të mesëm.

Punonjës i policisë Roli Baze

Arsim i mesëm.

Punonjës i rolit bazë në Shërbime të veçanta

Të ketë fituar gradën për pozicionin e punës dhe të jetë trajnuar në fushën përkatëse.

 

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionet e mësipërme duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 
 

  1. Kërkesën që specifikon pozicion për të cilin po aplikohet;
  2. Jetëshkrimi i plotësuar (CV):
  3. Fotokopje e diplomës së arsimit përkatës dhe listës së notave;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
  5. Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut
  6. Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore:
  7. Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit:

Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në adresën e-mailinfo@dpbsh.gov.al ose me postë në adresën: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Rruga “Zef Serembe”, ish BRMR (Brigada e Mbështetjes Rajonale), Tiranë.

Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet kritereve të konkurrimit që do të përcaktohen nga Ministria e Drejtësisë.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 03 Dhjetor 2017

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, dhe procedurën e konkurrimit dhe vlerësimit.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al