Postuar më: 07 Dhjetor 2017

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor Policisë së Burgjeve”

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, Ligjin nr. 10 032, datë 11.12.2008, "Për Policinë e Burgjeve", i ndryshuar, vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit” si dhe me qëllim rekrutimin e punonjësve bazuar në proçedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin:

 “Drejtor Policisë së Burgjeve”.

KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TE POLICISË SË BURGJEVE

Kandidatët për pozicionin “Drejtor i Policisë së Burgjeve” duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
  4. Të ketë arsimin e lartë;
  5. Të mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.
  6. Të ketë shërbyer në Policinë e Burgjeve ose në Policinë e Shtetit për një periudhë, të paktën, 10-vjeçare, ku në 3 nga këto vite të ketë mbajtur gradë të rolit të lartë".

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor të Policisë së Burgjeve” duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 
 

  1. Jetëshkrimi i plotësuar (CV):
  2. Fotokopje e diplomës dhe listës së notave;
  3. Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
  4. Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut
  5. Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore:
  6. Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit:

Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Drejtësisë, në adresën e-mail: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë - Rruga “Bulevardi I”, Tiranë.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 21 Dhjetor 2017

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve dhe  proçedurën e konkurimit dhe vlerësimit.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al