Postuar më: 10 Tetor 2017

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të neneve 13, 14 dhe 19, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit” si dhe me qëllim rekrutimin dhe emërimin e regjistruesve të rinj bazuar në procedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,

 

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në:

 

  1. ZVRPP Berat
  2. ZVRPP Dibër
  3. ZVRPP Durrës
  4. ZVRPP Elbasan
  5. ZVRPP Gjirokastër
  6. ZVRPP Kavajë
  7. ZVRPP Krujë
  8. ZVRPP Lezhë
  9. ZVRPP Lushnjë
  10. ZVRPP Sarandë
  11. ZVRPP Skrapar
  12. ZVRPP Shkodër
  13. ZVRPP Tiranë
  14. ZVRPP Vlorë
  15. ZVRPP Bulqizë
  16. ZVRPP Devoll
  17. ZVRPP Fier
  18. ZVRPP Has
  19. ZVRPP Kolonjë
  20. ZVRPP Kurbin
  21. ZVRPP Kuçovë
  22. ZVRPP Mallakastër
  23. ZVRPP Mat
  24. ZVRPP Mirditë
  25. ZVRPP Përmet
  26. ZVRPP Pogradec

 

  1. KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E REGJISTRUESIT

1. Kandidatët për pozicionin “Regjistrues” në ZVRPP duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme: 

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik;
  3. të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në administratën publike;
  4. të ketë specializime në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme;
  5. të mos ketë qenë i dënuar penalisht;
  6. të mos ketë konflikt interesi.

 

  1. DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Regjistrues” duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë: 

  1. Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;
  2. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;
  3. Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës;
  4. Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut: http://www.dap.gov.al/images/udhezimemanuale/formular%20vetedeklarimi%20per%20zbatimin%20e%20ligjit%20138%202016.docx
  5. Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm.

Kujdes! Mosdorëzimi i njërit prej dokumenteve të mësipërm sjell skualifikimin e kandidatit.

2.  Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Drejtësisë, në adresën e-mail: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë - Bulevardi “Zogu I”, Tiranë.

Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet kritereve të testimit që do të përcaktohen nga Bordi Drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 25 Tetor 2017

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve, mënyrën e testimit dhe vlerësimit, datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së Drejtësisë www.drejtesia.gov.al