Postuar më: 29 Tetor 2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, Ligjit nr. 8328, datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit” si dhe me qëllim rekrutimin e punonjësve bazuar në proçedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,

MINISTRIA E DREJTËSISË SHPALL KONKURSIN E HAPUR PËR POZICIONIN

“DREJTOR” I INSITUCIONEVE TE EKZEKUTIMIT TE VENDIMEVE PENALE,

PËRKATËSISHT NË:

  1. IEVP Jordan Misja,
  2. IEVP Ali Demi,
  3. IEVP Mine Peza,
  4. IEVP Durrës,
  5. IEVP Vaqarr,
  6. IEVP Kruja,
  7. IEVP Rrogozhina,
  8. IEVP Burreli,
  9. IEVP Tepelenë,
  10. IEVP Lushnje,
  11. IEVP Peqin,
  12. IEVP Lezhë,
  13. IEVP Fushë Krujë,
  14. IEVP Korçë,
  15. IEVP Kavajë,
  16. IEVP Fieri,
  17. IEVP Berati,
  18. IEVP Vlorë,
  19. IEVP Kukës,
  20. IEVP Sarandë,
  21. IEVP Tropojë,
  22. IEVP Elbasan,
  23. IEVP Shkodër,
  24. IVSHB Spitali i Burgut.        

             KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E DREJTORIT

  Kandidatët për pozicionin “Drejtor” në IEVP duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme: 

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. ka zotësi të plotë për të vepruar;
  3. të ketë mbaruar arsimin e lartë.
  4. të mos ketë qenë i dënuar penalisht;
  5. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
  6. të mos ketë konflikt interesi;

Në vlerësimin e kandidatëve do të kenë preferencë, personat që kanë qënë pjesë e forcave të armatosura dhe që janë ose kanë shërbyer në policinë e shtetit.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Drejtor” duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë: 

 a.       Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur kësaj rregulloreje;

b.      Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;

c.       Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës;

d.      Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut: 

 http://www.dap.gov.al/images/udhezimemanuale/formular%20vetedeklarimi%20per%20zbatimin%20e%20ligjit%20138%202016.docx

Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht pranë sekretariatit të ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Drejtësisë, në adresën email: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë - Rruga “Bulevardi I”, Tiranë.

Afati i dorëzimit të aplikimeve: 12 NËNTOR 2017

Kandidatët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronike për informacione në lidhje me plotësimin e kritereve dhe procedurat e konkursit dhe vlerësimit.

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen internet të Ministrisë së  Drejtësisë 

www.drejtesia.gov.al

SHTOJCA 1_JETËSHKRIMI