Postuar më: 13 Nëntor 2017

NJOFTIM PËR SHTYP

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, të neneve 13, 14 dhe 19, të ligjit nr. 33, datë 21.03.2012, “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar, Vendimit nr.173, datë 7.3.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit”, të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë nr. 6323/2, datë 25.10.2017 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve të organizimit të testimit të regjistruesit të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, si dhe me qëllim rekrutimin dhe emërimin e regjistruesve të rinj bazuar në procedura transparente të konkurrimit publik, dhe kritere që mbështesin parimin e meritokracisë,

Ministria e Drejtësisë shpall konkursin e hapur për pozicionin “Regjistrues” të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatësisht në:

 

  1. ZVRPP Berat
  2. ZVRPP Bulqizë
  3. ZVRPP Devoll
  4. ZVRPP Dibër
  5. ZVRPP Durrës
  6. ZVRPP Elbasan
  7. ZVRPP Fier
  8. ZVRPP Gjirokastër
  9. ZVRPP Gramsh
  10. ZVRPP Has
  11. ZVRPP Kavajë
  12. ZVRPP Kolonjë
  13. ZVRPP Korçë
  14. ZVRPP Krujë
  15. ZVRPP Kuçovë
  16. ZVRPP Kukës
  17. ZVRPP Kurbin
  18. ZVRPP Lezhë
  19. ZVRPP Librazhd
  20. ZVRPP Lushnjë
  21. ZVRPP Malësi e Madhe
  22. ZVRPP Mallakastër
  23. ZVRPP Mat
  24. ZVRPP Mirditë
  25. ZVRPP Peqin
  26. ZVRPP Përmet
  27. ZVRPP Pogradec
  28. ZVRPP Pukë
  29. ZVRPP Sarandë
  30. ZVRPP Shkodër
  31. ZVRPP Skrapar
  32. ZVRPP Tepelenë
  33. ZVRPP Tiranë
  34. ZVRPP Tropojë
  35. ZVRPP Vlorë

 

KUSHTET LIGJORE PËR EMËRIMIN E REGJISTRUESIT

 

1. Kandidatët për pozicionin “Regjistrues” në ZVRPP duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme: 

  1. të jetë shtetas shqiptar;
  2. të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik;
  3. të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në administratën publike;
  4. të ketë specializime në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme;
  5. të mos ketë qenë i dënuar penalisht;
  6. të mos ketë konflikt interesi.

 

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

 

1. Kandidatët që aplikojnë për pozicionin “Regjistrues” duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë: 

  1. Kërkesën që specifikon Zyrën/Zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të cilat po aplikohet;
  2. Jetëshkrimi i plotësuar:
  3. Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë dhe listës së notave;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
  5. Formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike, të plotësuar elektronikisht dhe të nënshkruar, sipas linkut
  6. Dy referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  7. Autorizimin me shkrim për të lejuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë verifikimin e gjendjes gjyqësore:
  8. Deklaratën që kandidati nuk është në kushtet e konfliktit të interesit:

 

2. Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën elektronike: konkurrimi.publik@drejtesia.gov.al ose me postë në adresën: Ministria e Drejtësisë - “Bulevardi Zogu i I-rë”, Tiranë.

 

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data: 14 Nëntor 2017

 

TESTIMI I AFTËSIVE

Vlerësimi i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të kryhet në përputhje me procedurat e testimit të miratuara me Urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 6323/2, datë 25.10.2017 “Për miratimin e rregullores për përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve të organizimit të testimit të regjistruesit të zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.

Data dhe vendi ku do të zhvillohet konkurrimi si dhe programi i testimit, do të publikohen në vijim në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.