KONSULTIMI STRATEGJISË KOMBËTARE PER ZHVILLIM DHE INTEGRIM 2015-2020

KONSULTIMI STRATEGJISË KOMBËTARE PER ZHVILLIM DHE INTEGRIM 2015-2020

Draft-Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020

 

Njoftim për konsultimin tematik  

Qeverisja e mirë, Demokracia dhe Shteti Ligjor

Mbi Strategjinë:

(Draft) Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 (SKZHI) është dokumenti kryesor strategjik kombëtar që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit, duke siguruar përmbushjen e standardeve dhe progresin në procesin e integrimit evropian.

 

SKZHI 2015-2020 kombinon agjendën zhvillimore me proceset integruese të vendit, duke përmbledhur vizionin, prioritetet dhe objektivat madhore kombëtare. SKZHI 2015-2020 është një platformë kyçe për planifikimin e zhvillimit të vendit për periudhën 5 vjeçare 2015-2020.

 

Qëllimi i procesit të konsultimit Tematik:

 

Vizioni që paraqet SKZHI për zhvillimin dhe integrimit për vendin, ka në themel të tij Qeverisjen e mirë, Demokracinë dhe Shteti Ligjor.

 

“Qeverisja e mirë, Demokracia dhe Shteti Ligjor” përbën edhe tematikën që parashtrohet për konsultim publik, si pjesë e draftit të SKZHI 2015-2020.

 

Në këtë pikëpamje, rekomandimet dhe komenteve nga qytetarët, publiku i gjerë, shoqëria civile, partnerët socialë për tematikën “Qeverisjen, Demokracinë dhe Shtetin Ligjor”, shërbejnë për të përmirësuar adresimin e sfidave të zhvillimit dhe integrimit, orientimin e reformave të vendit në nivel afatmesëm, si dhe pasurimin e këtij dokumenti me mendimet mbi reformat dhe prioritetet strategjike të vendit.

 

 

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe rekomandimet Tuaja, brenda 30 ditëve, në adresën: info@konsultimiskzhi.gov.al

Faleminderit !

 

Pjesën e SKZHI 2015-2020 mbi konsultimin tematik “Qeverisja e mirë, Demokracia dhe Shteti Ligjor” mund ta shkarkoni këtu.

 

Në rast se paraqisni interes për të konsultuar të gjithë dokumentin, mund ta shkarkoni në një nga lidhjet si vijon:

 

1. Kryeministria:

https://ssl.kryeministria.al/SKZHI_draft%20per%20konsultim_25.3.2016.pdf

 

2. Ministria e Punëve të Jashtme:

http://www.punetejashtme.gov.al/al/misioni/konsultimi-strategjise-kombetare-per-zhvillim-dhe-integrim-2015-2020

 

3. Ministria e Financave: 

http://www.financa.gov.al/al/program/konsultimi-i-strategjise-kombetare-per-zhvillim-dhe-integrim-2015-2020

 

4. Ministria e Integrimit Evropian:

http://www.integrimi.gov.al/al/programi/konsultimi-strategjise-kombetare-per-zhvillim-dhe-integrim-2015-2020

 

5. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes:

 http://www.ekonomia.gov.al/files/userfiles/Njoftimi_konsultimit-2.pdf