Njoftim per depozitimin e te dhenave, per plotesimin e regjistrit te permbaruesve gjyqesore private

NJOFTIM

Drejtuar: PERMBARUESVE GJYQESORE PRIVATE TE ÇERTIFIKUAR

PER DEPOZITIMIN E TE DHENAVE, PER PLOTESIMIN E REGJISTRIT TE PERMBARUESVEGJYQESORE PRIVATE)

Referuar neneve 17, 19, 20 te Ligjit Nr.10031 datë 11.12.2008 “Për Sherbimin Permbarimor Gjyqesor Privat”,

  • Njoftohen të gjithë përmbaruesit gjyqësorë privatë të çertifikuar, që brenda datës 11.12.2015 ora 14.00, të paraqesin të dhënat e nevojshme, për plotësimin e Regjistrit të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë pranë Ministrisë së Drejtësisë, si më poshtë treguar :
  1. Identiteti i permbaruesit gjyqesor privat te çertifikuar;
  2. Vendbanimi i 6-muajve te fundit (Adresa, Qarku dhe Qyteti);
  3. Numri i Çertifikates, data dhe menyra e perftimit te saj (konkurim ose perjashtim);
  4. Data e fillimit te veprimtarise permbarimore;
  5. Adresa aktuale e ushtrimit te aktivitetit përmbarimor;
  6. Emri i Personit Fizik ose Juridik, statusi i permbaruesit gjyqesor privat brenda tij (i vetëpunësuar, i punësuar, aksionar, ose administrator);

Informacioni i kërkuar të dërgohet shkresërisht dhe i nënshkruar nga çdo përmbarues gjyqësor privat i çertifikuar, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë.