Shpallje e vëndit të lirë të punës për pozicionin ndihmës ligjor në gjykatat administrative të shkallës së parë Vlorë dhe Shkodër

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës, të paragrafit 2, të nenit 7 të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar dhe të pikës 3 të nenit 6/4 të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, të Urdhrit nr. 1510,  datë 25.02.2015, të Ministrit të Drejtësisë “Për kriteret dhe procedurat e organizimit të testimit për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatat administrative” dhe të Urdhrit nr. 1477, datë 24.02.2015, të Ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e strukturave dhe organikave të gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatave të apelit”,  Ministria e Drejtësisë, shpall të lirë pozicionin e punës, si më poshtë:

 

Pozicioni:        NDIHMËS LIGJOR NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS  SË PARË VLORË – 2 VENDE

NDIHMËS LIGJOR NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS  SË PARË SHKODËR – 2 VENDE

 

  1. Për pozicionin Ndihmës ligjor, kandidati duhet të përmbushë kushtet, si më poshtë vijon:

 

  1. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. të jetë diplomuar si “Jurist”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë në një nga fakultetet e drejtësisë, publike apo jopublike, të akredituara, brenda ose jashtë vendit;
  4. të ketë përvojë profesionale si jurist në organet e sistemit të drejtësisë, në funksione publike në administratën e Kuvendit, administratën e institucionit të Presidentit, aparatin e Këshillit të Ministrave, ministri dhe institucione qendrore të pavarura, në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, në Prokurori, si avokat apo si personel akademik i Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, si më poshtë:
  1. mbi 5 vjet përvojë pune për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatën e shkallës së parë;
  1.  të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  2. të mos jetë i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  3. të zotërojë të paktën një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian.

 

 

  1. Përjashtohen nga procedura e konkurrimit kandidati për ndihmës ligjorë, i cili:

 

  1. të ketë përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës;
  2. të ketë punuar si gjyqtar dhe nuk është larguar nga sistemi për shkak të ndonjë mase disiplinore;
  3. të ketë punuar si këshilltar të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, me përvojë pune në këto pozicione jo më pak se 5 vjet.

 

  1. Dokumentet që duhet të paraqet kandidati:

 

  1. Kërkesë;
  2. Kopje të kartës së identitetit;
  3. Raport Mjekësor;
  4. Diploma dhe lista e notave (të noterizuara);
  5. Libreza e punës (e noterizuar);
  6. Curiculum Vitae (CV);
  7. Formulari i vetëdeklarimit, vërtetim nga prokuroria dhe gjykata që nuk është në ndjekje penale apo proces gjyqësor;
  8. Kopje të kualifikimeve dhe specializimeve;
  9. Referencë/Vlerësim pune;
  10.  Çertifikatë e gjuhës së huaj.

 

Të gjithë të interesuarit, të cilët do të aplikojnë për pozicionin e lirë të përmendura më lart, duhet të depozitojnë dokumentet përkatëse, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, brenda datës 20.04.2015.

 

Për procedurën e organizimit të testimit, klikoni në linkun që vijon:

Urdhër Ministri nr. 1509 date 25.02.2015

Urdhër Ministri nr. 1510 date 25.02.2015