Vilma Petro

Këshilltare e Ministrit

Vilma Petro

Vilma Petro ka lindur në qytetin e Korçës në 04.02.1967. Është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan, dega “Mësuesi” dhe më pas studimet pasuniversitare, Master Shkencor, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës në fushën e “Pedagogjisë”.

Ka kryer një sërë trajnimesh e specializimesh brenda e jashtë vendit në fushën e pedagogjisë dhe mësimdhënies, të trajnimit të mësuesve, të edukimit qytetar demokratik dhe çështjeve të përkatësisë gjinore, të menaxhimit të administratës dhe zhvillimit të burimeve njerëzore, të hartimit dhe menaxhimit të projekteve, komunikimit, etj, si dhe është bashkëpunëtore në disa botime të fushave të sipërpërmendura.

Ka një përvojë të gjatë pune në arsim dhe në administratën shtetërore, si mësuese, inspektore pranë DAR, Korçë, drejtore shkolle, përgjegjëse për trajnimin e mësuesve në DAR, Korçë, Pedagoge e jashtme pranë Universitetit “Fan Noli”, Korçë, drejtore e Drejtorisë së Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe Koordinimit pranë Bashkisë, Korçë, drejtore e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit, Ndihmëse e Kryeministrit. Tani mban pozicionin e Këshilltares në Kabinetin e Ministres së Drejtësisë (Antikorrupsioni).

Ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me OJF dhe përfaqësi ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, si UNDP, GADC, UNICEF, USAID, kryesisht në fushën e edukimit, të drejtave të njeriut, integrimit gjinor dhe social, zhvillimit të administratës publike, etj.

Vilma Petro shquhet për një komunikim të shkëlqyer, aftësi menaxhuese dhe problemzgjidhëse, të gjitha këto në kuadrin e një integriteti të lartë personal e profesional.