Ministry of Justice

DREJTORIA E INTEGRIMIT DHE NEGOCIATAVE

Drejtoria e Integrimit dhe Negociatave, ka për mision udhëheqjen, koordinimin dhe monitorimin e plotësimit të kritereve të parashikuara në Kapitullin 23 të acquis “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kriterin Politik nga te gjitha institucionet shqiptare, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kapitulli 23 dhe kriteri politik, janë shtyllat kryesore të Grup-Kapitullit I “Themelorët”.

Drejtoria e Integrimit dhe Negociatave është e ndarë në dy sektorë, Sektori i Integrimit Evropian dhe Sektori i Mbështetjes dhe Asistencës në Procesin e Negocimit dhe kryen funksionet si më poshtë:

  • Udhëheq procesin e negociatave për anëtarësimin në BE për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kriterin Politik, si dhe për kapitujt e tjerë ku Ministria e Drejtësisë është institucion kontribues.
  • Ndjek procesin screening për evidentimin e mangësive të legjislacionit shqiptar (analizat e mangësive ligjore dhe tabelat e përputhshmërisë), si dhe vlerësimin e mangësive të kapaciteteve institucionale dhe administrative për Kapitullin 23.
  • Udhëheq dhe ndjek procesin për përgatitjen, finalizimin dhe monitorimin e zbatimit të Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës për pjesën e Kapitullit 23 dhe të Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike.
  • Mbikëqyr, analizon dhe ndjek procesin e përmbushjes së kushteve të ndërmjetme, si edhe përmbushjen e kushteve mbyllëse (Closing Benchmarks) dhe monitoron hendekët e mbetur nga kushtet e ndërmjetme, bazuar në Raportin IBAR (Interim Benchmark Assessment Report).
  • Koordinon, analizon dhe finalizon kontributet e të gjitha strukturave përgjegjëse për Raportin Vjetor të Komisionit Evropian, Komitetin e Stabilizim-Asociimit dhe Nënkomitetin për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë.
  • Përgatit kontributin vjetor zyrtar për Raportin mbi Sundimin e Ligjit (Rule of Law Report), i cili hartohet nga Komisioni Evropian për shtetet anëtare dhe vendet kandidate.
  • Bashkëpunon me strukturat përgjegjëse për prioritizimin e akteve ligjore që duhet të përafrohen në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian, si dhe ndjek dhe monitoron procesin e miratimit të tyre.
  • Përgatit materiale, pozicione negociuese dhe raportime për Negociatorin e Kapitullit 23, dhe Zyrën e Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatorit.
  • Bashkëpunon me Zyrën e Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatori dhe me institucione të tjera për përgatitjen e Konferencave Ndërqeveritare dhe procesin e mbylljes së përkohshme të kapitujve.
  • Organizon dhe koordinon Grupin Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian për Kapitullin 23 të acquis-së dhe për Kriterin Politik “Funksionimi i Institucioneve Demokratike”.
  • Bashkëpunon me shoqërinë civile, komunitetin e biznesit dhe akademinë në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian.
  • Në drejtimin e Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, përgatit dhe përditëson materialet dhe raportimet për Grupin e Punës të Këshillit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA).
  • Mbështet ekspertët e nivelit të lartë gjatë misioneve vlerësuese në Shqipëri, si edhe koordinon dhe mbështet përfaqësimin e Shqipërisë në rrjetet, grupet e punës, organet dhe agjencitë e BE.
  • Ndjek dhe informon mbi dokumentet, raportet, studimet dhe udhëzuesit e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA) dhe është pikë kontakti e FRA për Shqipërinë.
  • Koordinon procesin e negocimit të Traktatit të Anëtarësimit (Accession Treaty) për pjesën që lidhet me Kapitullin 23 të acquis-së; mbështet procesin e ratifikimit të tij dhe përgatit dokumentacionin shpjegues, si edhe koordinon dhe monitoron detyrimet që rrjedhin nga Traktati për Shqipërinë