Ministry of Justice

Ministria e Drejtësisë informon se procesi i hartimit të Kodit të Ri Penal është në zhvillim e sipër. Në përfundim të këtij procesi, projekt-kodi do t’i nënshtrohet konsultimit publik, në përputhje me parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe kuadrin ligjor në fuqi për njoftimin dhe konsultimin publik.

Publikimi i projektit për konsultim publik, së bashku me dokumentacionin shoqërues dhe afatet për paraqitjen e komenteve e sugjerimeve, do të bëhet në këtë rubrikë.

Për më shumë informacion mbi proceset e konsultimit publik të Ministrisë së Drejtësisë, ju lutemi referojuni lidhjes së mëposhtme:

Konsultim Publik