Ministry of Justice

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një vizitë dyditore në Stamboll, ku mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë, së bashku me përfaqësues nga mbi 70 vende të botës.

Diskutimet u përqendruan në sfidat që lidhen me inteligjencën artificiale, krimin kibernetik, migracionin dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor. Ministri Gogu ndau përvojën e Shqipërisë në reformën në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës për forcimin e besimit të qytetarëve te institucionet e drejtësisë.

Gjatë vizitës, ministri Gogu zhvilloi takime me ministrin e Drejtësisë së Turqisë, Akın Gürlek, dhe ministrin e Drejtësisë së Gjeorgjisë, Paata Salia. Në takime u diskutua për bashkëpunimin në drejtësi dhe mundësitë për forcimin e partneritetit institucional, në mbështetje të marrëdhënieve miqësore dhe konstruktive mes vendeve.

Ministri Gogu falënderoi palën turke për mikpritjen dhe vuri në dukje se dialogu ndërkombëtar në fushën e drejtësisë do të vijojë vitin e ardhshëm në Tiranë, me zhvillimin e Kongresit Botëror të Ligjit 2027.