Ministry of Justice

Ministria e Drejtësisë, në zbatim të legjislacionit për njoftimin dhe konsultimin publik, angazhohet për një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të hapur të hartimit të akteve normative.

Në kuadër të këtij procesi, projektligjet, projektvendimet dhe projektaktet e tjera që i nënshtrohen konsultimit publik publikohen për të mundësuar pjesëmarrjen e qytetarëve, institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe çdo pale tjetër të interesuar. Kontributet dhe sugjerimet e paraqitura gjatë periudhës së konsultimit shqyrtohen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe shërbejnë për përmirësimin e cilësisë së akteve.

Të gjitha projektaktet që janë aktualisht në proces konsultimi publik mund t’i gjeni në rubrikën Konsultim Publik.

Për t’u njohur me projektaktet aktive dhe afatet e konsultimit, klikoni këtu:

Konsultim Publik