Ministry of Justice

Navigate to this Section

Znj. Sueareza Nakuçi ushtron detyrën e Këshilltares së Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë që prej muajit korrik 2026.

Znj. Suareza Nakuçi është profesioniste në administratën publike me mbi 13 vite përvojë në institucione shtetërore. Gjatë karrierës së saj ka mbajtur funksione të ndryshme administrative dhe drejtuese, duke dëshmuar integritet, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen me korrektësi dhe brenda afateve të çdo përgjegjësie të ngarkuar.

Përvoja e saj është ndërtuar mbi menaxhimin efikas të proceseve administrative, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe respektimin e standardeve të shërbimit publik. Me aftësi të spikatura organizative, komunikimi dhe koordinimi, ajo synon të kontribuojë akoma dhe më shumë në forcimin e një administrate moderne, transparente dhe të orientuar drejt rezultateve, në shërbim të qytetarëve.