Ministry of Justice

Navigate to this Section

Z. Alen Bejko mban detyrën e këshilltarit në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë.

Ka një përvojë disavjeçare në fushën e tregtimit të energjisë, veçanërisht sa i takon kuadrit rregullator, kontrollit paraprak, përputhshmërisë e kontraktimit, në disa shoqëri ndërkombëtare, me seli në Hamburg të Gjermanisë.

Rishtas, ka qenë pjesë e kohortës XII të programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), gjatë së cilit ka shërbyer si këshilltar i Kryeministrit, me detyrë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe Departamentit të Akteve Rregullatore, në të njëjtin institucion.

Ka qenë po ashtu aktiv në fushën e letërsisë dhe publicitistikës, si autor, përkthyes e redaktor në shtyp e në shtëpi botimi prej disa vitesh.

Është diplomuar (BA Hon.) për Histori Ekonomike dhe Letërsi të Krahasuar në Universitetin Amerikan të Parisit (AUP), si dhe ka një diplomë master (MLB) nga shkolla e lartë për shkenca juridike “Bucerius” e Hamburgut.

Flet anglishten, frëngjishten dhe italishten.