Ministria e Drejtësisë

Të nderuar përfaqësues të medias qytetarë që na ndiqni, shumë faleminderit për praninë tuaj sot. Dua ta nis duke njohur më parë periudhën kohën, 2 muaj më parë kemi qenë së bashku në një tjetër konferencë për shtyp ku ishte dhe konferenca inauguruese në nisje të detyrës si Ministër i Drejtësisë. Ku vendosëm që gjitha puna e Ministrisë së Drejtësisë të matet sipas një standardi të ri jo më me ndërtimin e arkitekturës së sistemit për shkak se dekada e shkuar ka fiksuar pikërisht këtë gjë, 10 vite besoj kanë mjaftuar për të ndërtuar arkitekturën dhe një sistem të ri drejtësie me organe të pavarura, tashmë kemi hyrë në një fazë të re ku përjetesa matet me atë çka qytetari ndesh çdo ditë në sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsye jam sot përpara jush që të mundet të japim llogari përkundrejt një standardi. Natyrisht që nuk kemi raport glorifikues, jemi këtu për të thënë atë se çfarë ka ndodhur të mirat dhe problemet që kemi sot në sistem, kështu që nuk kam asnjë plan të fsheh shifra, por do ti jap ato ashtu siç janë raportuar në sistem.

Në radhë të parë do ta nis më një vlerësim të sistemit të drejtësisë nga partnerët tanë europianë. Pak javë më parë u miratua, në fakt pak ditë më parë u publikua dhe doli u
u publikua raporti i sundimit të ligjit për Shqipërinë. Është një instrument që Komisioni Europian e bën për të gjitha vendet anëtare dhe ka përfshirë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ku vlerësohen njësoj me të njëjtën metodologji si një vend anëtar i BE. Një dokument që nuk e shkruajmë ne, nuk e shkruan qeveria, nuk e redakton as Ministria e Drejtësisë. Është një dokument i hartuar me mendje dhe më sytë e ftohtë të një burokrati europian që nuk ka nevojë të komplimentojë sistemin e drejtësisë shqiptare dhe thotë atë gjë , të cilën duhet ta pranojë çdo skeptik i sistemit të drejtësisë shqiptare dhe i reformës që Shqipëria po konsolidon reformën në drejtësi. Ky është pohimi kryesor i atij raporti. Njeh shumë mirë raporti përfundimin e procesit të Vetting-ut. Disa nga ju këtu që i njoh personalisht e kanë raportuar që ditën e parë dhe ju i mbani mend gjithë skepticizmin për vettingun. E mbani mend se si thoshin që sistemi do ta hajë, do ta gllabërojë dhe këtë përpjekje të reformës shqiptare për të reformuar sistemin. Por ja ku jemi sot, pas 9 vjetësh, nja pastrim tërësor, i gjithanshëm që nuk e ka parë asnjë vend i rajonit dhe shumë pak vende të BE e kanë përjetuar, pra vende anëtare apo të cilat donin të para anëtarësoheshin, pra që ishin në para anëtarësim këtë nivel besoj pastrimi me integritet por edhe të dhimbshëm. Dhe raporti e vlerëson si një etapë historike, si konsolidim të pavarësisë dhe si integritet të sistemit gjyqësor.

Momenti i dytë i raportit është ajo çfarë Gjykata e Lartë ka bërë, është një lajm i mirë ë unë besoj e kemi raportua në konferencën e mëparshme, por raporti e përsërit dhe thotë që 60% e uljes së beklogut nga Gjykata e Lartë besoj që janë një reduktim seriozë dhe një shenjë e mirë për sistemin që të gjitha gjykatat e tjera mund ta bëjnë, mund ta bëjmë në Apel, mund ta bëjmë në Shkallën e Parë dhe i kemi të gjitha mundësitë dhe burimet dhe besoj që në ditët në vijim dh enë muajit në vijim mund të na ndodhë kjo gjë, pra ky model duhet përsëritur në çdo shkallë.

Elementi i trete i raportit është nisja e procesit të digjitalizimit në të gjithë sistemin e drejtësisë shqiptare, qoftë në gjyqësor, qoftë në sistemin prokurorial sepse unë besoj që nuk është një pohim që bën raporti thjesht se kemi modernitet për hir të modernitetit por do të kemi më pak radhë, do të kemi më shumë transparencë, do të kemi më shumë efiçencë në sistemin gjyqësor që do të thotë më pak qytetarë në gjykata që presin pa e ditur se çfarë është duke ndodhur me dosjen dhe më çështjen e tyre.

Dhe në fund farë raporti njeh edhe bashkëpunimin ndërinstitucional midis institucioneve të drejtësisë ku Ministria e Drejtësisë luan rolin koordinues dhe këtu dua të gjej rastin për të falënderuar të gjithë ato gra dhe ato burra që kanë bërë të mundur që institucionet të bashkëpunojnë në këtë mënyrë që sistemi ynë të marrë këtë vlerësim, sepse është puna e tyre, puna e stafit të Ministrisë së Drejtësisë, puna e magjistratit dhe puna e të gjithë nëpunësve që punojnë pa u dukur.

Thënë këtë progresi nuk arsye për tu vetëkënaqur sepse raporti ka edhe disa gjetje që janë sfiduese për sistemin e drejtësisë, siç është vonesa që ne kemi në vlerësime, pra duhet që procedurat e vlerësimeve të përshpejtohen, vakancat në sistem duhet të mbushen një orë e më parë, lufta kundër korrupsionit të fuqizohet edhe më tej, të forcohet edhe më tej dhe besimi i qytetarëve të rritet edhe më shumë. Pra, ju thashë në fillim që ne nuk lexojmë vetëm arritjet sepse do të kishim gënjyer veten, por nuk lexojmë dhe vetëm sfidat dhe problemet se kështu do t`ju kishim gënjyer juve, kështu që duhet lexuar raporti i gjithë.

Tani të kthehemi te puna e këtyre muajve dhe te shifrat e punës së këtyre muajve. Gjatë këtij 5 mujori ne si Ministri Drejtësie, disa nga ju na kanë raportuar me një intensitet më të madh se sa një pjesë tjetër dhe keni parë që ne kemi qenë atje ku drejtësia takohet me qytetarin. Në të gjitha shërbimet që Ministria e Drejtësisë i ofron përmes agjencive që ka në varësi, po ne kemi folur me avokatët, kemi folur me noterët, kemi folur me përmbaruesit, për të kuptuar ato problematika. Teka aksesi në drejtësi do të doja të ndaja në fillim fare sepse kemi marrë një zotim në Republikën e Shqipërisë me nisjen e reformës në drejtësi asnjë qytetarë me pamundësi ekonomike nuk mundte të mbetet pas për sa i përket asistencës juridike dhe për sa i përket mbrojtjes ligjore. E kam fjalën për Ndihmën Juridike Falas, në këto 6 muaj 3174 qytetarë të republikës kanë marrë shërbim nga shërbimi parësor, pra nga zyrat tona, nga sportelet tona, kanë marrë ndihmën juridike falas, asistencë, po e themi në gjuhë popullore, avokatie, kanë marrë një avokat fals dhe nuk janë shifra thjesht 3174 sepse pas tyre është një zonjë apo shumë zonja që kanë nevojë të mbrohen nga dhunë na vendin ku duhet të ndihen më të sigurta, që është familja e tyre. Janë qytetarë të cilët kërkojnë dinjitetin e punës se tyre për sa i përket pensionit, janë qytetarë që duan të mbrojnë banesat e tyre që duan të mbrojnë banesat e tyre përkundrejt aty që i cënojnë. Pra, janë familje që nuk kanë pasur mundësi ekonomike që të paguajnë avokat, por avokatin e ka siguruar Republika e ka siguruar shteti. Dhe për sa i përket rritjes me vitin e kaluar jemi duke folur me 19% rritje, pra ky numër ka në vetë 19% të rritës më 6 mujorin e një viti më parë. Ndërkohë për sa i përket vendimeve të gjykatave për të marrë avokat falas në seancat gjyqësore janë dhënë 604 vendime ku kemi rritje me 38%. E them edhe njëherë që shifrat vërtet flasin, po flasin për atë objektiv, “asnjë qytetar nuk do të mbetet pa ndihmë juridike për shkak të pamundësisë ekonomikë”, ky është synimi ynë dhe këtë do të bëjmë deri në ditën e fundit që do të jemi në këtë detyrë.

Për sa i përket amnistisë penale dua që ta them që nuk jemi duke folur për një ligj të miratuar, jemi duke folur për një ligj të zbatuar dhe u miratua më 18 qershor hyri në fuqi më 15 korrik dhe sot që flas është zbatuar tërësisht në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me të gjitha prokuroritë e rretheve gjyqësore në Republikën e Shqipërisë. Dhe sot na figurojnë 553 persona që janë liruar nga institucionet e vendimeve penale, 863 persona kanë përfituar ulje dënimi dhe 2300 persona e pak më shumë kanë përfituar nga shërbimi i provës. E di që ka krijuar atë debatin publik që krijon çdo amnisti ashtu siç ndodh edhe më parë, jam i gatshëm tu përgjigjëm pyetjeve nëse keni, por dua të them këtë gjë: – Kriteret e amnistisë nuk i cakton as Ministri i Drejtësisë dhe as opinioni publik, kriteret e amnistisë i vendos Kuvendi i Republikës, i cili i ka miratuar ato dhe ne i kemi zbatuar duke bërë përjashtime krimi i organizuar, korrupsioni, vrasjet në rrethanat cilësuese, terrorizmi dhe ndërkohë ka dalluar dhe e thamë dhe kur e paraqitëm amnistinë se cilët janë ata perona për të cilët dënimi e ka kryer qëllimin e vetë dhe pjesa e mbetur ata mundet që të rehabilitohen duke u kthyer në shoqëri. Kështu që do të vazhdojmë me Shërbimin e Provës tu shërbejmë të gjithë këtyre personave që kanë përfituar nga ulja e dënimit, pra kanë kaluar në shërbimin e provës dhe janë 10594 persona që ndodhen nën mbikqyerjen e Shërbimit të Provës dhe 10284 janë të rritur ndërkohë që 10 janë të mitur. Për sa i përket sistemit penitencar, meqenëse jemi këtu, po ju them që po synojmë të drejtpeshojmë sigurinë në sistemin penitencar dhe rehabilitimin gjithashtu, pra këto do ti drejtpeshojmë dhe do të ecim dora – dorës me të dyja, prandaj kemi pasur më qindra inspektime në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, me dhjetëra telefona janë sekuestruar, lëndë narkotie, objekte të ndaluara në ambientet e institucioneve të vendimeve penale apo burgjet, siç i quan qytetari i zakonshëm, por nga ana tjetër është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të kuptojmë dhe të punojmë çdo ditë se çfarë ndodh në ditën që një i dënuar del. Për këtë arsye të gjitha programet e rehabilitimit, të gjitha programet e punësimit që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në partneritet seriozë siç janë familjet e besimit, komunitetet e besimit dhe me organizatat e shoqërisë civile të vazhdojë ti ofrojë sot që flasim janë me dhjetëra të dënuar, të cilët janë aftësuar në programe të tilla, në profesione të ndryshme që të mundet të rifillojnë një jetë të re në momentin që dalin nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Gjithashtu një nga sfidat me të cilat do të ndeshim dhe do t`ju raportojmë në vijim do të jetë gjendja e të dënuarve, të cilët kanë edhe një vendim gjykate për sa i përket shëndetit mendor, pra janë të paaftë mendërisht dhe për këtë arsye megjithëse janë të dënuar ata duhet të trajtohen si të pamundur fizikisht dhe e kam fjalën për Shën Kollin që sot është institucion i ekzekutimit të vendimeve penale, pra është burg, po ne po punojmë dhe sot kemi një plan që po e zbatojmë dhe të jetë institucion i shëndetit mendor, atje do të trajtohen të dënuarit ashtu siç trajtohet një dënuar që vuan nga shëndeti mendor në ç vend të BE do të marrë disa vjet po ne do t`ju raportojmë, do t`ju informojmë. Ky është një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për shkak se shërbimin e ofron shërbimi shëndetësor, pra janë psikiatër dhe infermierë e psikiatrisë ligjore të specializuar për këtë punë, për të cilën po punon Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që ne do të vazhdojmë të kryejmë ruajtjen e mjediseve dhe të sigurojmë që ato shërbime të ofrohen në mënyrë dinjitoze.

Për pronat. Dua të them që drejtori i ri i përgjithshëm që drejton Agjencinë e Trajtimit të Pronave, sot ka pasur një iniciativë të re që quhet “dita e hapur”, se çdo të mërkurë, po lajmëroj edhe qytetarët, të gjithë ju që keni probleme me Agjencinë e Trajtimit të Pronave, pra me kthimin e pronave dhe kompensimin e pronave çdo të mërkurë Drejtori i Përgjithshëm me të gjitha stafin përkatës, me drejtorinë përkatëse , ju pret për çështjet të kompensimit çdo të mërkurë, sot ndërsa ne flasim po ndodh kjo gjë. Dhe çdo të enjte për njohjet e pronësisë, çdo të enjte për njohje të pronësisë. Pra, kompensimi të mërkurën, njohja e pronësisë të enjten. Drejtori i Përgjithshëm ka detajuar një plan për shërbimin e qytetarëve, për të cilën a mbështetjen e plotë të Ministrit, të Ministrisë dhe të gjithë Qeverisë. Dhe për shkak se e dimë fare mirë që është nga ato tema që çdo familje, çdo familje jonë e ka një përjetesë jo të mirë për mos të thënë të hidhur më ATP-në.
Brenda këtyre 6 muajve janë ekzekutuar 968 vendime me një vlerë prej 9.1 miliardë lekë dhe ndërkohë 490 dosje për njohjen të pronësisë. Deri në fund të vitit plani është ambiciozë duhet të trajtojmë 6381 dosje dhe ndërkohë duhet dhe agjencia është e angazhuar që të mbyllë kompensimin në Kukës, Dibër, Gjirokastër, Berat , Lezhë dhe gjithashtu të likuidojë këstin final për 2 mijë përfitues.

Duke mbyllur këtë çështje po kaloj të një çështje që për ne është e rëndësishme pavarësisht se po e rendis të pestën është drejtësia për të miturit, për shkak se ne duam ti kushtojmë një rendësi të veçantë parandalimit, prandaj Qeveria shqiptare ka bërë një investim seriozë në qarkun Tiranë, me mirë në Mëzez për të ndërtuar Institutin Kombëtar për Parandalimin e krimit tek të Miturit, për të ndërtuar modele të caktuara, i cili do të filloj në fillim të vitit tjetër në Janar të 2027 nga funksionimi, ndërsa objekti është në ndërtim e sipër dhe ekipet janë në ndërtim e sipër. Po dua të them këtu që 7 të miturit, të cilët u liruan nga Burgu i Kavajës, që është e specializuar për të miturit, po mbështeten me programe individuale ri-integrimi, dhe unë besoj që kjo është detyra jonë për ata të cilët dalin dhe këtë do ta kthejmë në një standard të zakonshëm për të dënuarit, të cilët duhet të kenë programin e tyre individual. Kjo është sfida e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, po në rastin konkret qendra jonë për parandalimin e krimit te të miturit ka hartuar këto programe për 7 të miturit që kanë dal.

Për sa i përket dimensioni ndërkombëtar Ministria e Drejtësisë në muaji e fundit negeocjojë dhe nënshkroi, dhe pastaj Qeveria ka bërë gati dhe projektin draft ligjin për ta ratifkuar në Parlament, për tre Konventa, ku natyrisht përsëri qytetari është në qendër, njëra nga ato konventat është se si do ta mbrojmë qytetarin në këtë epokë të IA dhe se si do ta vendosim algoritmin në shërbim të qytetarit dhe jo anasjelltas. Një konventë tjetër është për mbrojtjen e avokatit ndërsa ushtron detyrën, askush nuk mund të prekë avokatin ndërsa ai është duke ushtruar detyrën në mbrojtje të qytetarëve të tjerë. Dhe konventa tjetër ka të bëjë me komisionin e trajtimit e kërkesave për Ukrainën që përsëri jemi duke folur për qytetarë, të cilët janë ndeshur me një agresion të padrejtë.

Kthehemi edhe pak te sfidat që tu vendosim disa emra që ne i kemi, që i pranojmë dhe që do i qëndrojmë në kokë.

E para – Sfida e parë që kemi është koha. Ndërsa unë flas këtu ka qytetarë që janë duke pritur ende ne korridoret e gjykatave, në korridoret e prokurorive, në korridoret e zyrave përmbarimore apo tek noteri a nuk e di se ku. Dhe dua ta them sidomos për sistemin gjyqësor, për qytetarë që janë duke pritur në gjykata, ne do të matim çdo ditë kohën dhe do të mbajmë përgjegjës sistemin se për shkak që sot që ne flasim ende mungojnë 111 magjistratë në sistem. Pra 111 në shkallë kombëtare dhe për këtë arsye vlerësimi i tyre, përshpejtimi i procedurave të vlerësimit, mbushja e vakancave janë elemente jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ndaj qasja është gjithashtu komplekse, për shkak se Shkolla e Magjistraturës ka bërë pranime më shumë dhe në 2 vitet e ardhshme përfundon trajtimi i të gjitha vakancave nga Shkolla e Magjistraturës me magjistratë të rinj. Kanë parashikuar Këshilli i lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës ka përgatitur këta magjistratë, por gjithashtu një element tjetër shumë i rëndësishëm është elementi i vlerësimit, pra përshpejtimi i digjitalizimit, i cili do të rrisë efiçencën në sistem.
Por edhe infrastruktura për të cilën Ministria e Drejtësisë është duke bashkëpunuar me të gjitha organet përkatëse që të mundet të zgjidhim hinkën që na është krijuar në apelin gjyqësor në Tiranë, për të cilën kemi siguruar fondet, kemi siguruar lejet dhe shumë shpejt do të fillojmë punimet për krijimin e ambienteve të përshtatshme për dhomën civile dhe dhomën penale të mundet të ketë mjedisin ekzistues a ky është një vendim që do ta marrin vetë Këshilli i Lartë gjyqësor me Gjykatën e Apelit. Dua të them këtu se gjykata e Lartë na tregoi se rrugëtimi i mundshëm i çështjeve më 60% është i mundshëm, pra ne nuk mund të kënaqemi me zbritjen 1%, 2% që na ndodh çdo vit, ka filluar trendi rënës i çështjeve të mbartura, por ne duhet të shkojmë në një plan konkret dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke punuar për këtë gjë, ne si Ministri Drejtësie do të vazhdojmë të monitorojmë dhe ashtu siç do të lexojmë shifrat që i prodhon vetë sistemi ashtu do të lexojmë edhe perceptimet e publikut për ti sjellë ato para arganëve të pavarura të drejtësisë.

Sfida e dytë ka të bëjë pikërisht me ritmin e institucioneve të pavarura të sistemit, i cili duhet të rritet e them këtë sepse KLGJ-ja ka realizuar nga 16 nga 46 vlerësime, KLP ka realizuar 11 nga 32 vlerësime, natyrisht ka miratuar edhe programin me vlerësim, të vlerësimit me procedurë të përshpejtuar, por duhet të rritet, ritmi duhet të rritet, vlerësimi duhet të mbarojë në kohë në mënyrë që ne te mundet të plotësojmë vakancat që çdo zyrë gjyqtari ti përgjigjët qytetarit me shpejtës, me ritmin e duhur, me transparencën e duhur. Kështu që dy proceset që kemi përpara po i ndjekim me vëmendje si zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm ashtu dhe ripërtëritjen e këshillave, të cilat siguroj që do të jenë, besoj që sistemi gjyqësor do të sigurojë që ato të jenë transparente, meritokratike dhe ato të jenë tërësisht të mbrojtura larg ndikimit politik.

Dhe sfida e tretë është besimi. Në duhet të vazhdojmë të rrisim besimin, pra barometri që ne prezantuam para disa ditësh përpara institucionit, tregon që ka një rritje besimi, ka një rritje besimi të publikut, ka një rritje besimi të kompanive. Po jap një shifër sot që 7 nga 10 kompani besojnë që reforma në drejtësi ka bërë punën e duhur dhe sot ne kemi një sistem të pavarur, dhe sot ne kemi një sistem i cili mund të japë një drejtësi më cilësore nga ku më përpara ka qenë nga 3 në 10.

Për tu kthyer edhe njëherë të objektiv ynë madhor, i cili është mbyllja e kapitullit 23 në fund të vitit 2027 nga e cila na ndajnë 60 javë kemi një kronometër dhe kronometri që Ministria e Drejtësisë ka nuk është vetëm kronometri i KE po është kronometër i qytetarit shqiptar, qytetari shqiptar do të shikojë se si standardi europian vjen në sallën e gjyqit shqiptare, qoftë ai i cili ndeshet me çështje civile, qoftë ai që ndeshet me çështje penale. Pra, nuk ka rëndësi se si ngjan qytetari ai është i barabartë kështu që ky standard duhet të jetë aty nuk ka rëndësi se kush është qytetari që hetohet nga Prokuroria ai standard duhet të jetë aty dhe ndaj thashë që kronometri i qytetarëve që presin drejtësi çdo ditë do të jetë kronometri i Ministrisë së Drejtësisë në këto 60 javë sepse ky kronometër përputhet me kronometrin e integrimit europian dhe ndaj barometri i drejtësisë do ti këtë të dyja edhe shifrat e sistemit, por edhe perceptimin e publikut shqiptar.
Dhe besoj që objektivi ynë që ka një datë është brenda dhjetorit të 2027, që piketat përmbyllëse duhet të miratohen që do të thotë që ne duhet të jemi brenda shtatorit të 2027, pra vitin tjetër në shtator të jemi gati dhe ti kemi përmbyllur detyrat e shtëpisë që na ka lënë raporti i piketave përmbyllëse. Kështu që përgjegjësinë e kemi të qartë, e dimë fare mirë që gjykatat gjykojnë, nuk është Ministria e Drejtësisë, prokuroritë hetojnë nuk është Ministria e Drejtësisë, ILD inspekton nuk është Ministria e Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë koordinon të gjitha këto institucione, prandaj u mblodhëm dhe para një jave që detyrat përkatëse që ka secili institucion të përmbushen dhe nga ana tjetër ne do të rrisim transparencën kur ritmet ngadalësohen që do të thotë që ne do ti vendosim shifrat përpara këtyre institucioneve dhe përpara publikut siç bëmë sot kur ritmet ngadalësohen. Kështu që e thashë këtë sepse nuk duhet të jetë vetëm një ritëm i integrimit duhet të jetë ritmi i atyre fëmijëve që presin që më në fund Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plotë të BE-së.

Në mbyllje të nderuar gazetarë, të nderuar qytetarë që na ndiqni dua të them që reforma në drejtësi nuk ka qenë kurrë projekt i lehtë dhe nuk është nga ato ndërtesat më çelës në dorë, apartament me çelës në dorë që e merr edhe futesh edhe mbaron, drejtësia në këtë anaë të parajsës do të jetë gjithmonë punë e sipër, një projekt në punë e sipër. Për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme që neve të bëjmë punën tonë, që gjyqtarët të bëjnë punën e tyre pa ditur se kush qëndron përpara tij ti japi drejtësinë në kohë më transparence. Hetuesi, oficeri i policisë gjyqësore dhe prokurori të vazhdojnë të hetojnë pa parë se ke kanë përpara dhe ne si Ministri Drejtësie të mundet që të gjitha kushtet që nevojiten për të bërë këtë punë ti sigurojmë, për sa i përket infrastrukturës, për sa i përket financave, për sa i përket burimeve njerëzore. Kështu që premtimi i sotëm është që nuk do matemi ne çfarë është bërë ne 10 vitet e shkuara ne do matemi me atë që mungon çdo ditë në sistemin e drejtësisë shqiptare dhe për këtë arsye do të kërkojmë edhe ndihëm tuaj që sëbashku të mbajmë përgjegjës njëri-tjetrin, sistemin në mënyrë që t`ja dalim në shtatorin e 2027-ës.

Shumë faleminderit!