Ministria e Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me Komisionerin Europian për Demokracinë, Drejtësinë, Shtetin e së Drejtës dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath. Në qendër të diskutimit ishin forcimi i shtetit të së drejtës dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Gjatë takimit u diskutua për konsolidimin e reformës në drejtësi dhe qëndrueshmërinë e saj, përmbushjen e kritereve të integrimit europian, si dhe rolin e Ministrisë së Drejtësisë në këto procese.

Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të çuar përpara reformat dhe përmbushjen e standardeve europiane, me synim një drejtësi më efektive, institucione që funksionojnë dhe garanci më të forta për të drejtat e qytetarëve.