Në mbështetje të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë’’, i ndryshuar, nenit 12, 16, 17, 33 të ligjit nr. 8, datë 2.2.2023 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror’’, Urdhërit nr. 222, datë 14.12.2023, të Kryeministrit, “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror”, i ndryshuar, Urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 167, datë 25.03.2024 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Përmbarimit’’, Urdhërit nr. 432, datë 30.6.2023 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për organizimin, zhvillimin, përmbajtjen e provimit të pranimit si dhe procedurën e vlerësimit të shpalljes së rezultateve për përmbaruesin gjyqësor shtetëror’’, si dhe Urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 6, datë 8.1.2025, ‘’Për fillimin e procedurave për shpalljen e 2 (dy) vendeve vakante për përmbarues gjyqëosr pranë Shërbimti të Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror’’, Këshilli i Përmbarimit, shpall thirrjen për shprehje interesi për fillimin e procedurave për hyrjen në provimin e pranimit për plotësimin e 2 (dy) vendeve vakante për përmbarues gjyqësor shtetëror në zyrat vendore përmbarimore pranë Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror, si më poshtë:
Kanë të drejtë të marrin pjesë në provimin e pranimit kandidatët që plotësojnë kushtet referuar nenit 16 të ligjit nr. 8, datë 2.2.2023 ‘’Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror’’, si më poshtë:
Shprehja e interesit për hyrjen në provimin e pranimit duhet të depozitohet brenda datës 28. 1.2025 në (rrugë postare ose edhe fizikisht) në adresën e insitucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit, Sheshi ‘’Mustafa Kemal Ataturk”’, Tiranë, shoqëruar me dokumentacionin shoqërues, si vijon:
Kandidatët që përmbushin kushtet për tu pranuar në provimin me shkrim do të njoftohen përmes publikimit të listës emërore në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë si dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit brenda 13 (trembedhjetë) ditë nga mbyllja e afatit të aplikimit.
Provimi me shkrim do të zhvillohet më datë 24.2.2025 ora 10 00, në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë me adresë: Bulevardi ‘’Zogu i Parë”, Tiranë.
Rregullat e detajuara për zhillimin e provimit të pranimit, për kontrollin e njohurive, fusha e testimit ,vlersimin me pikë dhe mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar janë sipas përcaktimeve në urdhërin e Ministrit të Drejtësisë nr. 432, datë 30.06.2023 ‘’Për përcaktimin e rregullave të hollësishme përorganizimin, zhvillimin, përmbajtjen e provimit të pranimit si dhe procedurën e vlerësimit dhe shpalljes së rezultateve për përmbaruesin gjyqësor shtetëror’’ publikuar edhe në fletoren zyrtare.
Provimi i pranimit vlerësohet me maksimumin e mundshëm 100 (njëqind) pikë, nga të cilat provimi me shkrim përbën 75 (shtatëdhjetë e pesë) pikë të numrit total të pikëve dhe pjesa e provimit me gojë përbën 25 (njëzet e pesë) pikë.
Kandidati që do të vlerësohet me të paktën 60 pikë në pjesën e kontrollit të njohurive me shkrim, kalon në testin e kontrollit të njohurive me gojë.
Lista me kodet dhe pikët e fituara nga kandidatët në provimin me shkrim, publikohet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit. Publikimi, për efekt ankimi, është i barasvlefshëm më njoftimin e çdo kandidati.
Data, ora dhe vendi i zhvillimit të testimit me gojë do të publikohet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit. Publikimi është i barasvlefshëm me njoftimin e
çdo kandidati.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.