Me mbështetjen e Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, në Asamblenë Kombëtare të Noterëve u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Dhomës Kombëtare të Noterisë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e transparencës, garantimin e sigurisë juridike dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët, duke ndërtuar një bashkëpunim të strukturuar ndërmjet Noterisë dhe institucioneve përgjegjëse për administrimin e pronës dhe zhvillimin e territorit.
Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, duke vlerësuar këtë nismë, theksoi: “Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të mbështetur noterinë dhe për të garantuar shërbime gjithnjë e më cilësore, më transparente dhe më të sigurta për qytetarët shqiptarë.”
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e shtetit të së drejtës, modernizimin e shërbimeve noteriale dhe rritjen e besimit të publikut në institucionet ligjore.





© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.