Në zbatim të nenit 73, të ligjit nr. 26/2019 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” dhe të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë me nr. 197 datë 26.06.2020 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore për anëtarë të Komisionit disiplinor të përmbaruesve gjyqësorë privatë”, Ministria e Drejtësisë shpall kërkesën për shprehje të interesit të kandidatëve të interesuar për t’u zgjedhur anëtarë të Komisionit Disiplinor të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, për shkak të mbarimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit i cili zgjidhet nga Ministri i Drejtësisë.
Kandidatët e interesuar për të qenë anëtar të Komisionit Disiplinor të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë duhet të plotësojnë kushtet ligjore të parashikuar në pikën 2, të nenit 73, të ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, ku parashikohet se:
“2. Kandidatët e zgjedhur sipas pikës 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
ç) të mos jenë shkarkuar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
Në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Disiplinor kanë përparësi kandidatët që zotërojnë titull ose gradë shkencore ose kanë eksperiencë të provuar shkencore dhe/ose profesionale në çështjet e së drejtës civile.
Kandidatët e interesuar duhet të depozitojnë me postë ose dorazi në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë, apo në rrugë elektronike dokumentacionin e mëposhtëm:
ç) diplomë që vërteton përfundimin e ciklit të dytë të studimeve universitare për drejtësi, ose diplomë të njësuar me të;
ë) deklaratë se nuk ka asnjë anëtar të familjes, si dhe të afërm të shkallës së parë që është përmbarues në detyrë;
Dokumentacioni i paraqitur duhet të jetë në origjinal ose fotokopje e noterizuar.
Shpallja do të qëndrojë e hapur për një periudhë prej 15 ditësh nga dita e publikimit.
Afati për dorëzimin e dokumentacionit pranë Ministrisë së Drejtësisë është 10 ditë pas përfundimit të afatit të shpalljes.
Për secilin kandidat që ka përcjellë shprehje interesi përgatitet relacion, me të cilin kandidati ka të drejtë të njihet në përfundim të procedurës administrative. Pas përfundimit të verifikimit të kushteve ligjore, secilit kandidat i njoftohet vendimmarrja, për plotësimin ose jo të kushteve ligjore. Kandidatët e interesuar, kanë të drejtën e ankimit brenda 3 ditëve nga dita e njoftimit.
Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Vendimi për kandidatin fitues, formalizohet me aktin përkatës administrativ të Ministrit të Drejtësisë, dhe publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe i komunikohet njëkohësisht kandidatit fitues dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Nëse kandidati fitues, sipas renditjes përfundimtare, tërhiqet, përzgjidhet kandidati i renditur menjëherë pas tij në listë.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.