Ministria e Drejtësisë organizoi në Korçë tryezën e radhës për konsultimin publik të Kodit të ri Penal. Grupi i Punës i ngritur enkas për këtë proces dëgjoi opinionet dhe qëndrimet e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve gjyqësorë.
Kontributi i tyre ka një vlerë të çmuar në përmirësimin e draftit, i cili i paraprin finalizimit të një dokumenti solid e të gjithëpranuar.
Jemi në rrugë të mbarë për një Kod Penal modern, që adreson të gjitha shqetësimet e aktorëve kryesorë, të shoqërisë në tërësi e të këtij stadi ku ndodhet Shqipëria sot.
E po kështu një Kod Penal që do t’i rezistojë kohës, si dhe do të jetë në përputhje me standardet e Brukselit.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.