Këshilli i Ministrave ka emëruar znj.Elona Hoxha në postin e zëvendësministres së Drejtësisë. Me këtë është organizuar një takim për kalimin e stafetës nga ish-zëvendësministri z.Klajd Karameta te znj.Elona Hoxha. Ministri i Drejtësisë, z.Besfort Lamallari mbajti një fjalë të shkurtër përpara stafit të ministrisë.
“Skuadra jonë te Ministria e Drejtësisë forcohet me zëvendësministren e re, Elona Hoxha. Ajo është një profesioniste e administratës sonë prej 15 vitesh e që vazhdimisht ka spikatur vetëm përmes punës e përkushtimit të lartë në çdo detyrë që ka mbajtur. Besimplotë se ajo do të çojë përpara punën shumë të mirë që ka bërë deri më tani miku im Klajd Karameta, të cilit i jam shumë falënderues për kontributin që kanë dhënë në këtë institucion për 5 vite dhe i dëshiroj sukses në vijim”, tha ministri Lamallari duke theksuar se më tej se punët e mira bëhen gjithmonë me ekip dhe me shembullin e bashkëpunimit.
“Mbështes fort çdo punonjës e drejtues të Ministrisë së Drejtësisë dhe i inkurajoj të përkushtohen në përmbushjen e objektivave tona drejt aspiratës së përbashkët për Shqipërinë 2030 në BE”, deklaroi ministri Lamallari.





© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.