Të nderuar,
Ministria e Drejtësisë ka nisur procesin e hartimit të Planit të ri të Veprimit OGP 2026–2030 për komponentin “Aksesi në Drejtësi”, në kuadër të angazhimeve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe procesit të integrimit evropian.
Në këtë kontekst, është përgatitur një pyetësor konsultues, i hartuar në përputhje me parimet e Open Government Partnership (OGP) dhe me kompetencat institucionale të Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim mbledhjen e vlerësimeve dhe sugjerimeve nga institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe publiku i gjerë, lidhur me fushat prioritare për përmirësimin e aksesit në drejtësi.
Sa më sipër, ju ftojmë të plotësoni pyetësorin përmes linkut:
Pyetësor: Procesi i Bashkë-krijimit për Planin e Veprimit OGP 2026–2030 – Akses në Drejtësi – Fill out form;
Afati për plotësimin e pyetësorit është data 10.03.2026.
Kontributet tuaja do të shërbejnë si bazë për përcaktimin e prioriteteve dhe masave konkrete në Planin e Veprimit OGP 2026–2030.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj.
© Ministria e Drejtësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.