Enkeleda Pano - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 11/06/2026

Enkeleda Pano

Znj. Enkeleda Pano (Fejzulla) ushtron detyrën e Këshilltares së Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë që prej muajit dhjetor 2021.

Znj. Pano mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, pranë Universitetit të Tiranës. Ajo ka ndjekur një sërë kualifikimesh profesionale, brenda dhe jashtë vendit, në fushën e shërbimeve sociale, marrëdhënieve me jashtë dhe komunikimit institucional. Gjithashtu, ka kontribuar me publikime shkencore si autore e parë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me një përvojë profesionale mbi 15 vjeçare, znj. Pano ka ushtruar funksione të ndryshme në administratën publike dhe në organizata ndërkombëtare. Karrierën e saj e ka nisur si nëpunëse pranë Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, për të vijuar më pas si lektore e jashtme pranë Departamentit të Psikologjisë dhe Pedagogjisë, koordinatore projektesh pranë organizatës ndërkombëtare Gallup Europe, si dhe nëpunëse civile pranë Bashkisë së Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë.