Sot jemi në Kukës.
Për mua është një kënaqësi e madhe pasi hedhim një hap shumë të rëndësishëm.
Besoj në modernizimin e sistemit të institucioneve të ekzekutimit penal dhe sot këtu në Kukës, në territorin e ish batalionit ngremë një institucion të ri të për vendimet e ekzekutimit penale të Kukësit, ku është një investim i Qeverisë shqiptare prej 6.4 milionë euro me një kapacitet për 150 persona, të cilëve u privohet liria dhe me një mundësi për 140 vende të reja pune për komunitetin, të cilët do të jenë në shërbim të rehabilitimit të këtyre të dënuarve, të shërbimit të tyre, të edukimit të tyre.
Besoj këtu do të ketë edhe hapësira të reja dinjitoze të takimit me familjen.
Një nga elementet më të rëndësishme është se 40 persona, shtetas të Kosovës vuajnë dënimin në Shqipëri do të afrohen shumë më paranë familjeve të tyre.
Unë besoj që reforma në drejtësi nuk përfundon të vendimi i gjykatës, por është jashtëzakonisht e rëndësishme se si atë ne e shtrijmë edhe në mënyrën se si e trajtojmë të dënuarin dhe se si zbatojmë vendimet penale në institucionet tona dhe besoj që sot në Kukës po bëjmë këtë gjë.
© Ministria e Drejtësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.