Kodi i ri Penal, zhvillohet në Korçë tryeza për konsultimin publik - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 29/09/2025

Kodi i ri Penal, zhvillohet në Korçë tryeza për konsultimin publik

Ministria e Drejtësisë organizoi në Korçë tryezën e radhës për konsultimin publik të Kodit të ri Penal. Grupi i Punës i ngritur enkas për këtë proces dëgjoi opinionet dhe qëndrimet e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve gjyqësorë.

Kontributi i tyre ka një vlerë të çmuar në përmirësimin e draftit, i cili i paraprin finalizimit të një dokumenti solid e të gjithëpranuar.

Jemi në rrugë të mbarë për një Kod Penal modern, që adreson të gjitha shqetësimet e aktorëve kryesorë, të shoqërisë në tërësi e të këtij stadi ku ndodhet Shqipëria sot.

E po kështu një Kod Penal që do t’i rezistojë kohës, si dhe do të jetë në përputhje me standardet e Brukselit.