Kodi i ri Penal, zhvillohet në Vlorë tryeza për konsultimin publik - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 24/09/2025

Kodi i ri Penal, zhvillohet në Vlorë tryeza për konsultimin publik

Ministria e Drejtësisë organizoi në Vlorë tryezën e radhës për konsultimin publik të Kodit të ri Penal.

Kontributet e dhëna nga gjyqtarët, prokurorët, avokatët, noterët dhe përmbaruesit gjyqësorë, kanë një vlerë të çmuar e do të reflektohen në përmirësimin e përmbajtjes së draftit.

Ne do të vijojmë me organizimin e tryezave të tjera dhe diskutimeve të gjera publike sipas kalendarit të përgatitur, për të marrë ekspertizën më të mirë që duhet për një Kod Penal modern dhe sipas standardeve të Brukselit.