Koordinatori për të drejtën e informimit

Koordinatori: Roland Stafa

Adresa: “Bulevardi  “Zog I – rë”,  Tiranë

Web: http://www.drejtesia.gov.al,

Adresa Emailkoordinatori.informimi@drejtesia.gov.al

Tel: +355 4 2259-388/89/90/91/92/93 Ext: 711 -00

Orari i punës: E hënë – E enjte 08.00-16.30

E premte 08.00-14.00

 

Ministria e Drejtësisë ju informon se bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, të ndryshuar, çdo person ka të drejtë të paraqesë një kërkesë për informacion në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kërkesa për informim duhet të paraqesë saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.

Për të lehtësuar procesin, mund të përdorni formularin standard të kërkesës për informacion, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar në këtë link: Formati i modelit të kërkesës për informacion

Kërkesa për informim shoqërohet nga dokumentacioni bashkëlidhur:
Kur kërkuesi është person fizik: kopje e dokumentit të identifikimit (p.sh. karta e identitetit ose pasaporta);
Kur kërkuesi është person juridik: të dhënat që identifikojnë saktësisht subjektin juridik (emri i plotë, NIPT, vendim gjykate për regjistrimin e OJF-ve, akti i përfaqësimit dhe përfaqësuesi ligjor etj.).