Ministri Lamallari pret në takim nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB: Ndihma juridike falas, Shqipëria një histori suksesi në rajon - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 09/10/2025

Ministri Lamallari pret në takim nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB: Ndihma juridike falas, Shqipëria një histori suksesi në rajon

Ministri i Drejtësisë z.Besfort Lamallari priti në një takim nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe administratorin në detyrë të UNDP, z. Haoliang Xu, me të cilin diskutuam për forcimin e partneritetit strategjik dhe punën e përbashkët për të çuar përpara prioritetet dhe arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm teksa Shqipëria po shkon drejt anëtarësimit në BE.

 

“Falë UNDP dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim ne kemi ngritur e forcuar sistemin e Ndihmës Juridike Falas. Një sistem funksional, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë duke e bërë Shqipërinë një histori suksesi në rajon për këtë fushë”, thotë ministri Lamallari.

 

Më tej ai konfirmoi përkushtimin për të vijuar bashkëpunimin edhe në projekte të tjera për drejtësi sociale, barazi gjinore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të ofruesve të shërbimeve juridike.