Ministri Lamallari takohet me zyrtaren e lartë të Komisionit Evropian për Çështjet e Zgjerimit, Valentina Superti - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 14/10/2025

Ministri Lamallari takohet me zyrtaren e lartë të Komisionit Evropian për Çështjet e Zgjerimit, Valentina Superti

Ministri i Drejtësisë, z.Besfort Lamallari priti në takim znj. Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian.

 

Në fokus të takimit ishte ecuria e negociatave për Kapitullin 23 që udhëheq Ministria e Drejtësisë, puna për përafrimin e legjilsacionit dhe procesin e hartimit të Kodit të ri Penal, për të cilin kemi nisur tashmë një konsultim të gjerë publik e transparent.

 

Forcimi i kapaciteteve tona teknike e administrative, si dhe shfrytëzimi i avantazheve të teknologjisë janë të domosdoshme për jetësimin e prioriteteve tona, konsolidimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e shtetit ligjor.