Njoftim mbi përzgjedhjen e anëtarëve vëzhgues  në Bordin e Menaxhimit të FRA - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/11/2025

Njoftim mbi përzgjedhjen e anëtarëve vëzhgues  në Bordin e Menaxhimit të FRA

Ministria e Drejtësisë njofton përzgjedhjen e znj. Erinda Ballanca si anëtare vëzhguese në Bordin e Menaxhimit të Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore (FRA), ndërsa z. Gledis Gjipali është përzgjedhur si anëtar vëzhgues zëvendësues. Të dy do të ushtrojnë mandatin pesëvjeçar deri në vitin 2030.

Vendi ynë vijon angazhimin e ngushtë dhe proaktiv me organizmat e Bashkimit Evropian si mekanizma kyçë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.