Shpallje për shprehje interesi të kandidatëve të interesuar për t’u zgjedhur anëtar në Komisionin Disiplinor të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 11/06/2025

Shpallje për shprehje interesi të kandidatëve të interesuar për t’u zgjedhur anëtar në Komisionin Disiplinor të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

Në zbatim të nenit 73, të ligjit nr. 26/2019 “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat” dhe të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë me nr. 197 datë 26.06.2020 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për paraqitjen dhe trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore për anëtarë të Komisionit disiplinor të përmbaruesve gjyqësorë privatë”, Ministria e Drejtësisë shpall kërkesën për shprehje të interesit të kandidatëve të interesuar për t’u zgjedhur anëtarë të Komisionit Disiplinor të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, për shkak të mbarimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit i cili zgjidhet nga Ministri i Drejtësisë.

Kandidatët e interesuar për të qenë anëtar të Komisionit Disiplinor të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë duhet të plotësojnë kushtet ligjore të parashikuar në pikën 2, të nenit  73, të ligjit nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, ku parashikohet se:

“2. Kandidatët e zgjedhur sipas pikës 1, shkronjat “a” dhe “b”, të këtij neni, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. a) të jenë shtetas shqiptarë;
  2. b) të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, ose diplomë të njësuar me të;
  3. c) të kenë jo më pak se 10 vjet përvojë profesionale si jurist;

ç) të mos jenë shkarkuar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

  1. d) të mos kenë qenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  2. h) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit në kuptimin e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë;
  3. e) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, si dhe të afërm të shkallës së parë që është përmbarues gjyqësor në detyrë..”

Në përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Disiplinor kanë përparësi kandidatët që zotërojnë titull ose gradë shkencore ose kanë eksperiencë të provuar shkencore dhe/ose profesionale në çështjet e së drejtës civile.

Kandidatët e interesuar duhet të depozitojnë me postë ose dorazi në protokollin e Ministrisë së Drejtësisë, apo në rrugë elektronike dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. a) kërkesë për shprehje interesi;
  2. b) jetëshkrim;
  3. c) kopje të mjetit të identifikimit;

ç) diplomë që vërteton përfundimin e ciklit të dytë të studimeve universitare për drejtësi, ose diplomë të njësuar me të;

  1. d) vërtetim nga punëdhënësi aktual apo ai i mëparshëm, ku të përcaktohet vjetërsia në punë dhe fakti nëse ka apo jo masa disiplinore, shoqëruar me kopje të librezës së punës;
  2. dh) autorizim për verifikimin e gjendjes gjyqësore;
  3. e) deklaratë se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit në kuptimin e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe autorizimin përkatës për kryerjen e verifikimeve;

ë) deklaratë se nuk ka asnjë anëtar të familjes, si dhe të afërm të shkallës së parë që është përmbarues në detyrë;

  1. f) çdo dokument tjetër provues që vërteton plotësimin e kritereve ligjore.

Dokumentacioni i paraqitur duhet të jetë në origjinal ose fotokopje e noterizuar.

Shpallja do të qëndrojë e hapur për një periudhë prej 15 ditësh nga dita e publikimit.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit pranë Ministrisë së Drejtësisë është 10 ditë pas përfundimit të afatit të shpalljes. 

Për secilin kandidat që ka përcjellë shprehje interesi përgatitet relacion, me të cilin kandidati ka të drejtë të njihet në përfundim të procedurës administrative. Pas përfundimit të verifikimit të kushteve ligjore, secilit kandidat i njoftohet vendimmarrja, për plotësimin ose jo të kushteve ligjore. Kandidatët e interesuar, kanë të drejtën e ankimit brenda 3 ditëve nga dita e njoftimit.

Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Vendimi për kandidatin fitues, formalizohet me aktin përkatës administrativ të Ministrit të Drejtësisë, dhe publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe i komunikohet njëkohësisht kandidatit fitues dhe Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

Nëse kandidati fitues, sipas renditjes përfundimtare, tërhiqet, përzgjidhet kandidati i renditur menjëherë pas tij në listë.