Edvin Morava

 

Mban pozicionin e Drejtorit në Drejtorinë e Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve, në Ministrinë e Drejtësisë, që nga dhjetori i vitit 2017.

 

Eksperienca të mëparshme: Drejtor i Shërbimeve të Brendshme pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit gjatë viteve 2013-2017; Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit; Auditues në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit dhe Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme, pranë KLSH-së; Zëdhënës dhe Këshilltar i Kryetarit të KLSH-së për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat, etj.

 

Në vitin 2001 është diplomuar për “Drejtësi” pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, programi i integruar 4 vjeçar. Pjesëmarrës në një sërë konferencash dhe trajnimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, nga ku ka përvetësuar një sërë vlerësimesh, si: Ekspert për Kontrollin Vlerësues (2004), Ekspert në çështjet e administratës publike (2006), si dhe Ekspert i certifikuar për çështjet e likuiditetit dhe kontabilitetit (2009-2010). Anëtar i disa komisioneve/komiteteve dhe organeve kolegjiale, si përfaqësues i institucionit ku ushtron funksionin publik.

 

Ka njohuri shumë të mira të  gjuhës angleze, frënge dhe  italiane.

Edvin Morava