Fjala e Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në takimin në Tiranë të Pikave të Kontaktit të Rrjetit Gjyqësor Europian të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 09/06/2026

Fjala e Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në takimin në Tiranë të Pikave të Kontaktit të Rrjetit Gjyqësor Europian të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Përshëndetje për organizimin e këtij takimi në Tiranë dhe shprehje e vlerësimit më të lartë për Rrjetin Gjyqësor Evropian në Çështjet Penale, si një mekanizëm thelbësor që e ka kthyer bashkëpunimin gjyqësor në njërrjet kontaktesh të drejtpërdrejta e praktike, pikërisht qasja që Shqipëria dëshiron ta forcojë.

Roli i EJN-së në bashkëpunimin e drejtpërdrejtë qëndron te lehtësimi i komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore e prokurorisë, përmes pikave të kontaktit dhe instrumenteve si Atlasi Gjyqësor,Fiches Belges dhe Kompendiumi. Në çështjet komplekse ndërkufitare, ku vonesat shkaktojnë humbje provash, ky komunikim do përmirësonte procedurat e hetimit cfarë përbeën dhe dallimin mes një hetimi që ecën dhenjë hetimi që ngec.

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efektivitetit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Ky angazhim u dëshmua më 26 maj 2026, kur Shqipëria mori vlerësimin pozitivpër Kapitujt 23 dhe 24 (IBAR) dhe hyri në fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.

Lufta kundër kriminalitetit ndërkufitar në fushën e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik . Vetëm në periudhën 20212025, Ministria e Drejtësisë, si autoritet qendror, ka procesuarmesatarisht rreth 500 e 690 kërkesa hyrëse dhe 590 e 788 kërkesa dalëse të ndihmës së ndërsjelltë juridike në vit, me partnerët kryesorë Italinë, Greqinë, Kosovën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Belgjikën, Holandën dhe Turqinë. Në këtë bashkëpunim, mjë nga mjetet më të fuqishme janë skuadrat e përbashkëta hetimore të cilat duhen përdorur edhe më shumë me nismën e autoriteteve kopetente shqiptare.

Reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit kanë krijuar struktura të specializuara si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që janë sot partnerë të besueshëm dhe të parashikueshëm në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Bashkëpunimi gjyqësor si prioritet i Ministrisë së Drejtësisë, për ta përdorur si mjet strategjik në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Bashkëpunimi gjyqësor ndërkombëtar përbën një prioritet të Ministrisë së Drejtësisë, e cila ushtron kompetenca në marrëdhëniet juridiksionale me jashtë: ekstradimet, ndihmën juridike të ndërsjellë dhe transferimin e procedimeve. Në rolin e autoritetit qendror, Ministria siguronmarrjen, vlerësimin, përkthimin, prioritizimin dhe transmetimin e shpejtë të kërkesave, monitorimin e afateve dhe koordinimin ndërinstitucional; ndërsa ekzekutimi cilësor i tyre mbetet kompetencë dhe meritë e Prokurorisë së Përgjithshme, e SPAK-ut dhe e gjykatave. Në këtë fushë Italia, Anglia, Belgjika, Franca, Turqia, Greqia, Holanda etj mbeten partnerë kryesorë, me numrin më të lartë të kërkesave sidomos ato qëndërlidhen me kompetencat e SPAK. Në këtë drejtim, Ministria e Drejtësisë është duke reflektuar mbi analizën e praktikave të deritanishme, për të intensifikuar bashkëpunimin përmes marrëveshjeve dypalëshe messhteteve apo memorandumeve të mirëkuptimit, jo vetëm mes autoriteteve qëndrore, por dhe për të ndërmjetësuar krijimin e tyre mes autoriteteve kompetente si prokuroritë.

Shkëmbimi i praktikave më të mira ndërmjet vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Formati i takimeve vjetore të pikave të kontaktit BE–Ballkani Perëndimor (i mbajtur për të tetën herë në Budva, qershor 2025) dhe mjetet dixhitale për një shkëmbim të shpejtë të informacionit për tu inkuadruar në sistemin e-CODEX duhet të mbeten prioritet.

Vlerësohet veçanërisht puna e Prokurorisë së Përgjithshme dhe e SPAK-ut, si autoritetet kompetente nga të cilat varet drejtpërdrejt cilësia e ekzekutimit të letërporosive: SPAK ruan një normë ekzekutimi mbi 90% dheka mundësuar rezultate konkrete, përfshirë ekzekutimin 100% të kërkesave të huaja për sekuestrim/konfiskim dhe sekuestrimet e para shqiptare jashtë vendit në 2024–2025. Sfida tani është të kthehet ky angazhim në njëqasje edhe më proaktive në kërkesat dalëse, çka kërkon investim të vazhdueshëm në trajnim e kapacitete.

Takimi në Tiranë  evidenton besimin e partnerëve ndërkombëtare për rolin aktiv të Shqipërisë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Organizimi i këtij takimi në Tiranë pasqyron besimin e partnerëve evropianë teinstitucionet shqiptare dhe rolin gjithnjë e më aktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal e evropian. Ne e mirëpresim këtë përgjegjësi dhe synojmë ta përmbushim me rezultate konkrete.

Rikonfirmohet angazhimi i Shqipërisë për zbatimin e instrumentave ndërkombëtare për të reflektuar mbi një strategji që e bën prokurorinë proaktive dhe e kthen bashkëpunimin gjyqësor në mjet efektiv kundër krimittë organizuar. Të dhëna statistikore mbështetëse 2021–2025 marrë nga raporti i vlerësimit të MONEYVAL për Shqipërinë (maj 2026) tregojnë se Shqipëria është kthyer në një partner të qëndrueshëm dhe me volum tëlartë bashkëpunimi në fushën e ndihmës së ndërsjelltë evropiane: mes viteve 2021 dhe 2025, Ministria e Drejtësisë, si autoritet qendror, ka procesuar mbi 2,900 kërkesa hyrëse dhe rreth 3,400 dalëse të ndihmës juridike, vetëm me Italinë si partnerin kryesor. Rënia e normës së ekzekutimit në 2024–2025 sic u theksua është më shumë  pasojë e drejtpërdrejtë e rritjes së volumit të kërkesave hyrëse dhe dalëse (rreth 38% në 2024), e kompleksitetit në rritje të hetimeve financiare dhe e kërkesave plotësuese për prova për cështje të natyrës komplekse përmes platformave si Sky ECC dhe EncroChat .

Po aq e jashtme është cilësia e suksesit: ekzekutimi 100% i të gjitha kërkesave të huaja për sekuestrim e konfiskim dhe sekuestrim për jashtë vendit kanë arritur rezultate konkrete në “ndjekjen e parasë”. Mesazhi është që duhet të ketë: Shqipëria e ka vullnetin dhe ka provuar besueshmërinë e partnerit në fushën e bashkëpunimit me ekipin e huaj; e radhës nuk është vullneti, por shpejtësia e sistemeve efikase përmes dixhitalizimit dhe përqasjes së standarteve të bashkëpunimit me ato evropiane të vendosura përmes një sistemi E-CODEX, koordinimi i sfidave të ndryshme me instrumentet e rejaevropiane për provat elektronike, përmirësimi i kapaciteteve teknike. skuadrave të përbashkëtahetimore me nismë të autoriteteve kompetente shqiptare. Ministria e Drejtësisë do të mbështesë këtë me koordinimin e ndërinstitucioneve afate më të drejta, ndërsa cilësia e ekzekutimit mbetet e kompetencës së kompetencës së Përgjithshme, e SPAK-ut dhe e gjykatave.

 

Të dhëna statistikore: Bashkëpunimi gjyqësor ndërkombëtar 2021–2025 (referuar raportit të MONEYVAL, 2026)

Treguesi (2021–2025) 2021 2022 2023 2024 2025
Ndihmë juridike hyrëse(kërkesa) 687 548 496 686 508
 norma e ekzekutimit(hyrëse) 72.2% 59.9% 64.9% 60.3% 50.2%
Ndihmë juridike dalëse(kërkesa) 708 590 629 717 788
 norma e ekzekutimit(dalëse) 45.9% 60.5% 69.1% 57.8% 38.8%
Sekuestrim/konfiskim hyrës(ekzekutuar, 100%) 1 0 3 3 8
Sekuestrim dalës (ekzekutuar) 0 0 0 2 1

 

Tregues të tjerë  
Partnerët kryesorë (NJN dalëse, 2019–2025) Italia 885 • Greqia 615 • Kosova 425 • Gjermania 332 • MB 306 • Franca 267 • SHBA 210 • Belgjika 137 • Holanda 130 • Turqia106
Skuadrat e përbashkëtahetimore 46 JIT që nga viti 2020 (Shqipëria më shpesh pjesëmarrëse sesanismëtare)

 

Në konkluzion bashkëpunimi gjyqësor sot nuk matet vetëm me vullnetin për të bashkëpunuar, por me shpejtësinë, sistemet dhe kapacitetet që e kthejnë atë në drejtësi.”Sfidat për vitin 2026 dhe në të ardhmen mbeten:

  • Efikasitet dhe ekzekutim i shpejtë i letërkërkesave/prosive dhe ulja e numrit të rasteve të mbartura duke synuar uljen e kohës së ekzekutimit për kërkesat komplekse dhe forcimin e monitorimit të afateve (neni 7(3) iKEDNJ-së 1959), duke menaxhuar volumin dhe kompleksitetin në rritje.
  • Dixhitalizimi. Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cështjeve në institucionet kompetente si prokuroritë është faktor për ndërlidhjen në të ardhmen në sistemin europian për shkëmbimin ndërkufitar te informacionitpërmes sistemit e-CODEX që kërkon përafrimin me legjislacionin dhe standartet e BE-së për transmetimin elektronik të sigurt të informacionit.
  • Proaktiviteti në procesimin e kërkesave dalëse. Më shumë kërkesa me nismën e autoriteteve kompetente (prokuroritë dhe gjykatat) për krjimin e skuadrave të përbashkëta hetimore të cilat si pasojë do të rrisinrekuperimin e aseteve për veprat penale të krimit të organizuar jashtë vendit .
  • Forcimi i strukturave të Ministrisë së Drejtësisë dhe prokurorisë, për të shtuar kapacitetet e përkthimit dhe ato teknike për vënien në punë të mjeteve sipas Konventës për ndihmën e ndërsjelltë dhe protokolleve të sajshtesë, si: komunikim m] i thjeshtuar mes strukturave të autoriteteve qëndrore si dhe mjetet online të komunikimit mes autoriteteve kompetente si video-konferencat, etj.
  • Kthimi i arritjes së 26 majit 2026 (Kapitujt 23/24) në një histori zbatimi të qëndrueshëm gjatë fazës përmbyllëse.