Ministria e Drejtësisë

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Alida Çepele (Beqiraj) ushtron detyrën e Këshilltares për Median në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë që prej qershorit 2026.

Me rreth 25 vite përvojë në gazetari, komunikim publik, marrëdhëniet me median dhe çështjet e integrimit evropian, ajo ka punuar si gazetare e çështjeve politike dhe sociale në median e shkruar, ka mbajtur role këshillimore dhe ka menaxhuar marrëdhëniet me median në institucione të administratës publike, ndër to Ministria e Integrimit Evropian, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, si edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ka një eksperiencë të gjatë në hartimin e strategjive të komunikimit institucional, menaxhimin e marrëdhënieve me publikun, menaxhimin e komunikimit mediatik dhe koordinimin e komunikimit ndërinstitucional.

Paralelisht, ka ushtruar veprimtari akademike si pedagoge universitare në fushën e komunikimit dhe menaxhimit.

Ka përfunduar studime pasuniversitare në qeverisje dhe marrëdhënie ndërkombëtare.