Ministria e Drejtësisë

Lundroni në këtë Seksion

Guri Lekloti ushtron detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, ku koordinon veprimtarinë e kabinetit, mbështet Ministrin në proceset strategjike dhe institucionale, si dhe ndjek zbatimin e prioriteteve të Ministrisë në bashkëpunim me institucionet kombëtare dhe partnerët ndërkombëtarë.

Për më shumë se dy dekada, ka shërbyer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun (Public Affairs Office), ku ka drejtuar komunikimin publik dhe ka punuar për mbështetjen e nismave që lidhen me konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit të së drejtës (përfshi reformën në drejtësi), integrimin euroatlantik, e zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Ka punuar me kompani ndërkombëtare për fushata komunikimi.

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në degën Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.