Ministria e Drejtësisë

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Irma Bime mban aktualisht pozicionin e Këshilltares në Kabinetin e Ministrit të Drejtësisë. Ajo ka një eksperiencë te gjatë profesionale në administratën publike, me një karrierë të ndërtuar në institucionet e drejtësisë, rendit dhe sigurisë.

Më parë ka ushtruar detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, gjithashtu gjate karrierës se saj ka shërbyer si Zv/Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoreshë e Drejtorisë së Arkivës së Sistemit në Ministrinë e Brendshme , Oficere pranë Interpol Tirana në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe pranë Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar. Ajo ka ushtruar gjithashtu funksione drejtuese në sektorin privat.

Znj. Bime është diplomuar Drejtësi, dhe zotëron titullin Master i Shkencave në Legjislacion dhe Institucione Evropiane dhe aktualisht ndjek studimet Master Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Më herët ka përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ne Universitetin e Tiranës.

Znj. Irma Bime ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe programesh kualifikimi profesional, brenda dhe jashtë vendit, në fushat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, lidershipit ekzekutiv, bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe administrimit të sistemeve të zbatimit të ligjit. Ajo ka ndjekur trajnime të specializuara të organizuara nga institucione prestigjioze, si FBI, ILEA Hungary, Ministria e Brendshme e Polonisë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe York St John College në Mbretërinë e Bashkuar. Këto kualifikime kanë forcuar ekspertizën e saj në drejtimin institucional, bashkëpunimin ndërkombëtar, menaxhimin e informacionit të klasifikuar dhe zbatimin e standardeve të sigurisë.