Në Durrës u zhvillua tryeza e radhës e konsultimit publik me gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë e përmbarues gjyqësorë, të cilët bashkë me grupin e punës diskutuan për hartimin e Kodit të ri Penal.
Gjithëpërfshirja dhe transparenca janë tejet të rëndësishme për këtë proces të gjatë, në finale të së cilit Shqipëria do të ketë një Kod Penal modern, që adreson të gjitha sfidat e drejtësisë sot e për të ardhmen e afërt kur vendi ynë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ministria e Drejtësisë do të vijojë me organizimin e tryezave të tjera sipas kalendarit të përgatitur për të marrë ekspertizën më të mirë përgjatë këtij procesi.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.